Kinë, punonjësit e një gazete, në grevë

07/01/2013 00:00

Punonjësit e njërës prej gazetave më në zë në Kinë ‘Southern Weekly’,
kanë hyrë në grevë në atë që shihet si protestë e rrallë kundër censurës
në vendin komunist.

Problemet nisen javen e kaluar, kur mesazhi i saj i vitit te ri u rishkua, ne menyre qe te kthehej ne nje prej lavdeve te zakonshme per partine ne pushtet. Stafi shkroi dy letra ku kerkohej doreheqja e shefit te propagandes. Nje grup mbeshtetesish u mblodhen perpara zyrave te ‘Southern Weekly’ ne qytetin e Guangzhouse.

Ajo konsiderohet si gazeta ndoshta me e respektuar e vendit, e famshme per reportazhet investigative qe godasin fort e per testimin e kufijve te lirise se fjales. Mediat kineze ne pergjithesi mbikëqyren nga i ashtuquajturi Departament i Propagandes, qe ne shumicen e rasteve ndryshon permbajtjen e artikujve per t’i rreshtuar ata ne nje linje me qendrimin e partise. Ne greve kane dale 100 pjesetare te stafit editorial.

Argumenti i tyre eshte vendosja e gazetes nen presion nga autoritetet dhe ajo qe e quajne nderhyrje e vrazhde ne punen e gazetarit. kjo eshte hera e pare qe ne Kine raportohet nje konflikt i tille i hapur mes gazetareve dhe zyrtareve te partise komuniste ne pushtet. Episodi shihet edhe si test per lidershipin e ri te vendit, i cili u nderrua vetem dy muaj me pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB