Dënohet për herë të dytë Endrit Dokle

08/01/2013 00:00

Endrit Dokle, i njohur si një nga krerët e “Bandës së Durrësit” është dënuar sërish nga drejtësia shqiptare.

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shpallur Doklen fajtor dhe dënuar me 16 vjet burg për akuzën e trafikut të drogës. I njëjti dënim është dhënë edhe për Izet Krasniqin. Sipas organit të akuzës, megjithëse i arrestuar, Endrit Dokle, ka arritur të trafikojë dhe shpërndajë lëndë narkotike.

Nga qelia e paraburgimit 313 dhe nga Burgu 325, Dokle ka arritur të gjejë lëndën narkotike dhe personat e duhur që ta transferonin jashtë vendit në një treg më të madh.

Ndërkohë për Doklen, në verën e vitit 2012, e njëjta gjykatë ka vendosur dënimin me burgim të përjetshëm.

Top Channel