
Policia greke zhvilloi një operacion për boshatisjen e një godine që
mbahej e pushtuar prej një grupi anarkistesh në qendër të Athinës.
Sipas burimeve policore,nje grup anarkistesh arriten te thyejne rrethimin e policise dhe te hyjne me dhune ne godine gjate oreve te mengjesit, e ne vazhdim filluan te qellojne me gure ndaj forcave te rendit,te cilat u pergjigjen me gaz lotsjelles.
Pas disa oresh, forcat e rendit thyen porten kryesore e prene zinxhiret me nje sharre hekuri,ndersa disa dhjetera police hyne me dhune ne godine duke u perballur me te rinjte qe nuk pranuan te dalin nga ndertesa. Disa vete perfunduan ne pranga e u derguan ne Drejtorine e policise se Atikes.Godina e quajtur Vila Amalias eshte e braktisur prej 20 vjetesh. Ajo eshte kthyer ne vatren e anarkisteve dhe ekstremisteve te grupeve te majta te mbetur pa strehe.
Ajo konsiderohej si godina simbol e rezistences kunder strukturave shteterore,ndersa policia kishte shmangur perballjen me ekstremistet gjate gjithe ketyre viteve.Nje muaj me pare qindra police ndermoren nje aksion per lirimin e godines,brenda se ciles u gjeten mijera shishe qelqi qe perdoreshin per bomba molotov,shkopinj,dhe kundragaz. Aksioni i muajit dhjetor krijoi jo pak reagime ne Athine,ndersa e majta radikale akuzoi Qeverine per dhune ekstreme ndaj personave te strehuar atje.
Top Channel