“Marrëveshje e fshehtë me Rubion për njohjen e Kosovës”/ Ish-ambasadori serb zbulon prapaskenat: Vuçiç do e pranojë për të qëndruar në pushtet
Presidenca kosovare, duke komentuar platformën serbe për Kosovën, ka deklaruar se ky dokument është vetëm për “konsum të brendshëm” dhe nuk do të paraqitet në dialogun dypalësh.
“Axhenda e dialogut është hartuar në harmoni me Brukselin dhe në pajtim të plotë mes palëve. Kosova është shtet i pavarur e sovran, me kufijtë e saj që janë njohur ndërkombëtarisht”, ka thënë zëdhënësi i Presidencës, Arbër Vllahiu.
“Për çështjet e brendshme të Kosovës nuk do të bisedohet asnjëherë dhe me askënd, aq më tepër me Republikën e Serbisë”, ka vijuar zëdhënësi i presidentes Jahjaga.
Deklarata e tij ka ardhur pas njoftimeve se qeveria e Serbisë ka miratuar platformën për Kosovën, në të cilën thuhet se ajo është pjesë e Serbisë dhe kërkohet një autonomi për serbët e veriut.
Vllahiu është përgjigjur duke thënë se, të drejtat dhe liritë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë janë të garantuara me ligjet dhe Kushtetutën e saj.
“I kemi bërë thirrje presidentit Nikoliç, që në ditën e zgjedhjes së tij, që të bëjë atë që nuk e kanë bërë parardhësit e tij, të pranojë realitetin e krijuar në Kosovë”, ka thënë Vllahiu.
Ai ka shtuar se vetëm me njohjen e pavarësisë mund të normalizohen marrëdhëniet mes dy vendeve, të cilat aspirojnë anëtarësimin në BE.
Top Channel