Thellohet ngërçi në shpërndarjen e mandateve të deputetëve për çdo qark.
Top Channel disponon një kërkesë të Sekretares së Përgjithshme të
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Aljona Mansaku që pasditen e të
premtes i ka dërguar Parlamentit, duke i kërkuar këtij institucioni të
bëjë ai ndarjen e numrit të deputetëve për qark.

Akti qe pritet te sjelle reagime te forta politike, edhe formalisht ka kapercim te ligjit, pasi Kodi Zgjedhor ne asnje nen te tij nuk i jep kompetence sekretares se KQZ per t’iu drejtuar nje institucioni tjeter .

Ligji Zgjedhor ne nenin 20 te tij, pika a) autorizon Kryetarin e KQZ si perfaqesues ne marredhenien me institucionet e tjera, permes shkresash qe behen ligjore vetem nese kane edhe firmen e nenkryetarit, thote me tej ky nen ne piken 3.

Ne shkrese pasi thuhet se KQZ-ja nuk arriti te merrte kete vendim qe kerkon shumice te cilesuar dhe ne kushtet kur ka skaduar afati per ta ankimuar ne Kolegj Zgjedhor, çeshtja i eshte adresuar Kuvendit.

“Nisur nga fakti se për zgjedhjet për Kuvendin 2013 KQZ nuk miratoi caktimin e numrit të ri të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në përputhje me nenin 76 të Kodit Zgjedhor ju përcjellim këtë informacion mbi procedurat e ndjekura në zbatim të të këtij Kodi, me qëllim informimin e Kuvendit dhe përmbylljen prej tij të procedurave të parashikuara nga ky Kod në lidhje me këtë çështje”.

Por Kodi Zgjedhor percakton se ndarja e mandateve eshte kompetence e KQZ dhe parlamenti e miraton sipas llogaritjeve te bera nga institucioni me i larte zgjedhor  dhe ka si afat fundor  deri ne gjashte muaj perpara shperndarjes se parlamentit aktual, qe perkon me fillimin e marsit te ketij viti.
Kerkeses i eshte bashkelidhur edhe vendimi i KQZ, per ndarjen e mandateve te 2009-es.

“Bashkëlidhur po ju përcjellim vendimin e KQZ-së Nr. 2, datë 12.02.2009 “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2009”.

PD ka keëkuar qe te mbetet ne fuqi vendimi i 2009-s ndersa opozita kërkon ndarje te re, por kete ta beje Komisioni Qendror  i Zgjedhjeve dhe jo Parlamentit.

Top Channel