Pasardhës të firmëtarëve të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë i
janë bashkuar inisiativës së intelektualëve që i kërkojnë Kryetarit të
Partisë Socialiste të lejojë deputetët e opozitës të votojnë 3 ligjet e
integrimit.

Duke vendosur firmën e tyre në këtë inisiative, ata besojnë se nderojne vepren e paraardhesve te tyre, themelues te shtetit shqiptar Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Xhelal Koprencka, Abdi dhe Murat Toptani, Mithat Frasheri, Bedri Pejani, Lef Nosi, Mustafa Merlika dhe disa firmetareve te tjere te Pavaresise se Shqiperise.

Nje dite me pare, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, e komentoi kete kerkese, duke u shprehur se “specia e intelektualit, qe pozicionohet pro pushtetit dhe kunder opozites, eshte nje specie e krijuar ne rezervatin e Enver Hoxhes dhe si e tille ajo eshte e degraduar dhe qesharake”.

Por firmetaret e nismes “Pro integrimit” thone se kërkesa për votimin e 3 ligjeve të integrimit nga zoti Edi Rama është në të mirën e çdo shqiptari dhe kundër askujt. Ata thone se “jane ndjere te lenduar nga gjuha e urrejtjes që zoti Rama përdori kundër intelektualëve shqiptarë. Një gjuhë, qe sipas tyre, eshte e njëjtë me atë që përdorte Enver Hoxha kundër elitës shqiptare, perfshire edhe pjesen me te madhe te themeluesve te shtetit shqiptar, te cilët i ekzekutoi pa gjyq, i burgosi, i internoi dhe i persekutoi”. Intelektualet dhe pasardhesit e firmetare te Pavaresise thone se rruga e tyre eshte ajo integrimit europian dhe ftojne zotin Rama te bashkohet me kete rruge, qe ka zgjedhur pjesa me e madhe e shqiptareve.

Top Channel