"Fiks Fare” zbulon lidhjet me familjen Berisha 15/01/2013
Emisioni “Fiks Fare” zbulon identitetet e plota të 15 protestuesve që Partia Demokratike çoi te Pallati i Hasan Bashës.
Nisur nga shkrimi i gazetës “Shqip”, emisioni “Fiks Fare” investigoi lidhur me personat që protestuan te Pallati i përfolur si i Linda Bashës, gruas së kryetarit të Partisë Socialiste, të cilët rezultojnë të jenë të afërm të familjes Berisha dhe drejtuesve të punonjësve të zonës. Protestuesit rezultojnë të jenë të gjithë punonjës të administratës.
Një grup personash kanë dalë ditën e premte para televizioneve, duke shprehur indinjatën për ndërtimin e kësaj godine, pallatit ku pronar është Hasan Basha, pasi sipas tyre, ishte prishur lulishtja. Por banorët e lagjes kanë kundërshtuar “protestuesit”, duke i kërkuar të largohen, pasi po gënjenin dhe po u binin në qafë pronarëve të ligjshëm. Qytetarët që bënë “protestën”, nuk ishin fare banorë të bllokut, madje as të lagjes, por kujdestarë të Qytetit Studenti, nëpunës të administratës, banorë në lagje të tjera, madje edhe njerëz me lidhje të afërta me Kryeministrin, familjen e tij dhe persona të afërt me pushtetin.
Njerëzit e mbledhur janë larguar menjëherë, por në orët e darkës, së datës 11 janar, nisën të zbuloheshin identitetet e “protestuesve”. Partia Demokratike ka dalë sërish në konferencë për shtyp, ka reaguar duke kërkuar transparencë për paratë që janë siguruar për të ndërtuar godinën.
Dritan Dajti kërcënon Gjykatën Në seancën e 228-të, i pandehuri Dritan Dajti i ka lënë mënjanë
nënkuptimet dhe u foli në mënyrë të drejtperdrejtë gjyqtarëve që po e
gjykojnë për gati katër vjet, por që ende s'po gjejnë një avokat për të
për t'i dhënë fund bllokimit të procesit.
Aksidenti në Bulqizë, pranga tre personave
Pas aksidentit të ndodhur në minierën e kromit në Bulqizë, ACR që tani
administrohet nga grupi Balfin, policia ka arrestuar tre persona.
Grabitet kisha 400-vjeçare Vidhet kisha 400-vjecare e "Shen Gjergjit" ne fshatin Shipske. Ngjarja
eshte rregjistruar ne oret e para te mengjesit te se dieles ndersa sipas
te henave persona te paidentifikuar pasi kane sharruar kangjellat e
dritares kane hyre ne kishe dhe kane arritur te marin pjese te
rendesishme te dekoracionit te brendshem te saj si ikonostasin, nje
ikone dhe arken e lekeve.
Hapet autostrada Tiranë-Elbasan
Gjatë dy viteve të fundit, që kur nisi ndërtimin, autostrada Tiranë-Elbasan, ishte ndër prioritetet madhore për kryeministrin Berisha.
Vrasja në Angli, pranga në Milano shqiptarit
BBC njofton se një 31 vjeçar është arrestuar në Milano, në lidhje me
vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, punëtor skele, i vrarë përpara disa
javësh në qytetin bregdetar Hove, në jug të Anglisë.