19:30 Lajmet
20:00 Reportazh "Shqiperia Ime"
Programi i plote
PUBLICITET
Ithtarët e fashizmit
15/01/2013

U depozituan prane Ministrisë së Brendshme simbolet e partive italiane që do të paraqiten në zgjedhjet e ardhshme politike, në program më 24 dhe 25 shkurt.

Mes tyre është paraqitur edhe “Alba Dorata”, partia e frymëzuar nga Agimi i Artë, lëvizja ekstremiste greke. Ajo do të paraqitet në rrethet e Lazios dhe Piemontes në të dyja dhomat e Parlamentit.

Sekretar i kësaj partie është Alessandro Gardossi, 44 vjeç e që më parë ka qenë aktivist i lëvizjes fashiste 'Forza Nuova' dhe më pas i Lidhjes së Veriut. Aktualisht kjo forcë politike paraqet formacionin më ekstremist të së djathtës italiane.

Lideri i kesaj levizjeje shprehet se pranon mbeshtetje nga te gjitha krahet politike, mjafton qe te mbeshtesin programin e tyre; kthimin tek lireta, luftën kunder mbizotërimit të bankave, lufte kunder privilegjeve te politikaneve dhe një sërë idesh që mbështeten në ato të shtetit social të Musolinit.

Për sa i përket emigracionit ata shprehen se “jemi tepër të rrënuar për të ndihmuar të tjerët”. E, në faqen e tyre të internetit mbizotëron fotografia e anijes Vlora, simboli i eksodit shqiptar të fillimit të viteve nëntëdhjetë.
 
/ Top Channel









Lajmet kryesore

Ithtarët e fashizmit
Kuvendi miraton reformën territoriale
Pr/ligji kalon me 88 vota pro; Rama-Dules: Himara tokë shqiptare
Konsensus për ligjin e policisë
“Pakti me CEZ, skandali i shekullit”
Gjiknuri: Marrëveshja, e detyruar
Axhenda e vizitës së Papës në Shqipëri
Tiranë, tregtarët sërish në protestë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Ukraina, Vjedhja e Bankës, Lindja e Mesme, Energjia, Tragjedia ajrore, Kriza Financiare, Turizmi, Reformat, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.