03:35 Film "Kutia"
05:35 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
Britani, në kërkim agjenti shqiptar
15/01/2013

Elidon Habilaj nga Vlora përpara 13 vjetësh ka kërkuar azil në Londër si kosovar me emrin Bekim Ademi, duke fituar përmes mashtrimit shtetësine britanike, por edhe duke mundur të punesohet me pas edhe ne Policine Metropolitane te Londres dhe madje edhe ne Agjensine britanike te Luftes kunder Krimveve te Renda dhe Serioze, SOCA-s.

Habilaj u pikas pas nje verifikimi te profilit te tij te identitetit nga kjo agjenci. Per keto akuza te perfitmit permes mashtrimit, ai u shpall fajtor dhe u denua me 18 muaj burg nga Gykata e Kurrores ne Snaresbrook ne Londren lindore.

Gjykatesi Simon Wilkinson tha se “Habilaj pretendonte se ishte nga Kosova dhe fabrikoi nje numer mizorish per te fituar simpatine”.

Ne proces u tha se ai pretendonte se i kishte te thyer pese dhembet e para nga policia serbe  dhe vellai i kishte vdekur nga torturat, nderkohe prinderit i kishin vdekur. Dokumentacioni autentik i paraqitur ne proces vertetonte se ai ishte nga Shqiperia dhe nuk kishte vella dhe prinderit i kishte gjalle.

Procesi ndaj 35-vjecarit Elidon Habilaj u zhvillua pa pranine e tij pasi ai nuk u paraqit ne gjykate dhe ndaj tij me pare ishte leshuar nje urdher-arresti. Ai ishte arretsuar dhe liruar me kusht, por mendohet se eshte larguar nderkohe nga Britania.

Ne nje kerkim ne internet nje person me emrin Elidon Habilaj paraqitet  ne nje blog te njohur shqiptar, si i 16 ne nje liste te personave qe kane aplikuar si kandidate per postin e Avokatit te Popullit ne Shqiperi, perpara disa kohesh, informacion qe nuk mund te verifikohet ne menyre te pavarur.

Nuk dihet se cdo te behet me shtetesine e tij britanike e cila duket se eshte e veshtire per t'u hequr, por autoritetet kane filluar te shqyrtojne mundesine e ekstradimit te tij per ne Britani nga kudo qe te ndodhet. / Top Channel







Më shumë nga Aktualitet
Fullani: S’kam përgjegjësi ligjore
Pak orë pas raportimit në Kuvend, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi se grabitja në Bankën e Shtetit është një ngjarje e rëndë, për të cilën përgjegjësit do të përgjigjen para dyerve të drejtësisë.
Fshatrat kundër bashkimit me Durrësin
Kundërshtohet kalimi i Gjirit të Lalzit dhe fshatrave të komunës Ishëm nën administrimin e bashkisë së Durrësit. Dhjetëra banorë të fshatrave të kësaj komune janë ngritur në proteste kundër reformës dhe ndarjes së re administrativo-territoriale.
Vjedhja në BSH, Fullani në Kuvend
Kryetari i komisionit parlamentar të ekonomisë, Erjon Braçe ka bërë publike disa nga përfundimet e arritura pas seancës dëgjimore me guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, mbi vjedhjen në Bankën e Shqipërisë.
Morinë, dyndje në doganë
Në pikën doganore të Morinës në Kukës, një ditë pas festës së Bajramit ka fluks të shtuar të shtetasve kosovarë, që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Fluksi nisi në orën 5 të mëngjesit të së martës dhe vijon me ritme të larta.
Rikthehet normaliteti në Kakavijë
Në pikën kufitare të Kakavijës është kthyer normaliteti pas problemeve të hasura një ditë më parë në anën greke të kufirit.


Lajmet kryesore

Britani, në kërkim agjenti shqiptar Rrëshen, shembet tuneli i HEC-it, humbin jetën 3 punonjës
Viktmat janë punonjës të hidrocentralit të “Qafë Mollës”, mes tyre dhe një shtetas turk
Paditet nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa
Fullani: S’kam përgjegjësi ligjore
Meta: Grabitja nuk cënon rolin e BSH
Vjedhja në BSH, Fullani në Kuvend
PD: Rama i bën dhuratë Frrokut
Më të lexuarat
Temat e ditës
Vjedhja e Bankës, Reforma territoriale, Ukraina, Lindja e Mesme, Arsimi, Tragjedia ajrore, Kriza Financiare, Turizmi, Energjia, Reformat
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.