03:00 Lajme e Moti
03:25 Film "Apollo 13"
Programi i plote
PUBLICITET
Gjyqi, Balla-Malltezi, përplasje në distancë
15/01/2013

Deputeti Taulant Balla ka deklaruar fill pas shtyrjes së procesit gjyqesor në ngarkim të tij, ku është i paditur nga Jamarbër Malltezi, se Gjykata e Tiranës është kthyer në një ankesë të oborrit të Kryeministrit. Për shkak edhe të mungesës së paditësit në proces, Balla ripërsëriti edhe njëherë tjetër akuzat ndaj tij.

"Erdha sot në Gjykatën e dhëndrit të vajzës së vjehrrit Kryeministër, por nuk e gjeta paditësin. Sigurisht nuk kam asnjë iluzion te kjo ndërtesë, e cila tashmë është kthyer në një aneks të kuzhinës së Saliut,por kjo nuk do të thotë që ne do të heshtim dhe nuk do të vazhdojmë të denoncojmë e të kërkojmë shpjegime nga ky pushtet, për rryshfetet shumë milionëshe që merr", tha Balla.

Deputeti i PS-se, tha se nuk do
Kjo ndërtesë do t'i kthehet shumë shpejt drejtësisë, kjo ndërtesë do t'i kthehet publikut dhe atëherë dhëndri, vajza dhe djali i Kryeministrit do të japin shpjegime për gjithcka ne kemi kërkuar

Taulant Balla
te heqe dore nga akuzat per familjen e Kryeministrit. "Kjo ndërtesë do t'i kthehet shumë shpejt drejtësisë, kjo ndërtesë do t'i kthehet publikut dhe atëherë dhëndri, vajza dhe djali i Kryeministrit do të japin shpjegime për gjithcka ne kemi kërkuar", tha Balla.

Ne padine e ngritur nga zoti Malltezi ndaj deputetit të PS-se kerkohet shperblimi nen akuzen e shpifjes me 2 milione leke. Pavaresisht se kerkese padia ka gabime ortografike, ne te thuhet se, fraza shpifese, eshte “Jamarber Malltezi po gllaberon pronat e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

Malltezi: Avokati im ishte në gjykatë
Deklaratat e Ballës, shpifja e radhës

Dhëndri i kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi ka reaguar duke i cilësuar deklaratat e deputetit Taulant Balla si një shpifje të radhës, tek e cila sipas tij nuk ka qoftë edhe një të vërtetë.

Sipas zotit Malltezi, përfaqësuesi i tij ligjor ka qenë sot në gjykatën e Tiranës, ndryshe nga çfarë pretendohet nga zoti Balla dhe kjo sipas tij mund të verifikohet edhe në faqen zyrtare të këtij institucioni.

Seanca, theksohet më tej, është zhvilluar normalisht dhe deputeti socialist është njohur zyrtarisht me padinë për shpifje.

“Pjesëmarrja e përfaqësuesit ligjor në proçes mund të verifikohet nga kushdo, edhe në proçes-verbalin e seances, i cili afishohet në faqen e internetit të gjykatës”, vijon në deklaratë zoti Malltezi.

Sipas tij, deputeti Balla ka qenë prezent së bashku me avokatin e tij dhe është përballur me avokatin e tij dhe për rrjedhojë është fare i ndërgjegjshëm për gënjeshtrën qe artikulon para shqiptarëve.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Berisha: Brenda vitit statusi kandidat
Partia Demokratik prezantoi kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Kryeministri Sali Berisha premtoi për qytetarët e Beratit dhe Skraparit investime të tjera, ndërsa shprehu bindjen në marrjen e statusit brenda vitit.
Topi: Politika, jo fishekzjarre, të pranojë gabimet
Një fushatë me shpenzime, premtime të mëdha dhe dhunë ndaj administratës së detyruar të ndjekë ngjarjet politike në ruajtje të vendit të punës. Kështu e ka vlerësuar kryetari i FRD-së Bamir Topi fushatën butaforike të forcave të mëdha politike në vend, ndërsa ftoi politikën të ulë kokën dhe pranojë gabimet.
Shkodër, Topalli takime me të rinjtë
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli zhvilloi në Bërdicë të Shkodrës një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë dhe që për herë të parë u anëtarësuan edhe në Partinë Demokratike.
Rama në Vlorë, PD e sulmon nga Tirana
Kur mbetet edhe pak kohë nga prezantimi i kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama në Qarkun e Vlorës si kryesues i listës së kandidatëve të PS-së për deputetë në këtë qark, Partia Demokratike e ka akuzuar kreun e Selisë Rozë se po mundohet të minimizojë zhvillimin e vërtetë që prekin qytetarët cdo ditë.
Meta: Marrim 80 mandate
Duke  iu kundërpërgjigjur kryeministrit Sali Berisha me të njëjtën akuzë të parapëlqyer prej tij për kreun e opozitës, kryetari i LSI-së, Ilir Meta në një intervistë për Top Channel thotë se bllokuesi i vërtetë i integrimit është kreu i mazhorancës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.