09:00 Lajme e Moti
09:16 Horoskopi
Programi i plote
PUBLICITET
E djathta franceze shmang copëtimin
15/01/2013 15:50

E djathta franceze shmang copëtimin
Ish-presidenti i Frances, Nicolas Sarkozy dhe ish-kryeministri Francois Fillon, njeriu qe kercenoi shperberjen e se djathtes duke krijuar nje fraksion te perkohshem pas zgjedhjeve konfliktuale per liderin e partise ne Tetor 2012
Një fraksion rebel brenda të djathtës franceze në opozitë deklaroi shpërndarjen e tij dhe rikthimin në gjirin e “UMP”-së (koalicioni i njohur ne frengjisht si “Union pour un Mouvement Populaire”), pas një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për detyrën e liderit të partisë.

Konflikti brenda bllokut më të madh të kaluar në opozitë në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2012 ndodhi pasi ish-kryeministri Francois Fillon dhe kryetari ende në fuqi i partisë, Francois Cope, deklaruan të dy fitoren në zgjedhjet e mbajtura në tetor të vitit të shkuar.

Rezultatet treguan se Cope arriti të fitonte me një rezultat tepër të ngushtë prej vetëm disa dhjetëra votash, por Fillon sfidoi të dhënat zyrtare, duke u vetshpallur fitues.

Ai formoi një grupim brenda së djathtës, të quajtur “R-UMP”, duke vendosur në rrezik shpërbërje bllokun e madh të së djathtës, të bashkuar në një bllok të vetëm nga disa fraksione nga ish-presidenti Chirac dhe të udhëhequr deri në 2007-n nga ish-presidenti Sarkozy, i dorëhequr më pas nga rolet partiake pasi u votua si kreu i shtetit.

Pritet që lideri i ri i “UMP”-së të zgjidhet së shpejti, pasi u ra dakord për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, që do të organizohen nga një komitet i pavarur jashtë instancave partiake.

Duket se njeriu që ndërmjetësoi për të rikthyer paqen në të djathtën franceze ishte Jean-Pierre Raffarin, një ish-kryeministër në kohën e Chirac.
/ Top Channel









Lajmet kryesore

E djathta franceze shmang copëtimin
Supergrabitja në Bankën e Shqipërisë
Dyshimi për transferimin e parave jashtë, nën hetim të afërmit e dy të arrestuarve
Kushtetuesja rrëzon Nishanin
Vlorë, grabitet me armë kazinoja
Gjiknuri: Presion për çmimin e energjisë
Kalohet me debate ligji për policinë
PD: Politikat e qeverisë kërcënojnë ekonominë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Turizmi, Ukraina, Vjedhja e Bankës, Energjia, Tragjedia ajrore, Reforma territoriale, Kriza Financiare, Arsimi, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.