10:21 TN "Guximi i nje gruaje" R
11:26 TF "100 vitrinat" R
Programi i plote
PUBLICITET
BE, themelohet policia informatike
15/01/2013 15:50

BE, themelohet policia informatike
Është krijuar në fshehtësi, ashtu siç u leverdis forcave speciale të sigurisë, qendra e re policore evropiane kundër krimit informatik.

Qendra në fjalë ka bërë hapat e para më 11 janar të këtij viti, kur inauguroi zyrtarisht selinë e saj në Hagë të Holandës. Kjo strukturë do të jetë një nga pikat nevralgjike ku do të luftohet lufta dixhitale.

European CyberCrime Center, ose EC3, është arma mbrojtëse që Bashkimi Evropian ka vënë përballë krimeve që kryhen përmes internetit.

Në hetimet e saj do të përfshihen si krimet që godasin përdoruesit e thjeshtë, ashtu edhe operacionet më të sofistikuara që çorodisin sistemet e bankave, institucioneve të tjera, apo përdoren për qëllime kriminale.

Rëndësia e sigurisë informatike është trajtuar shpesh herë në organet e Komisionit Evropian dhe ishte konsideruar si prioritet nga Neelie Kroes, komisioner për Axhendën Dixhitale.

EC3 përbëhet nga 43 ekspertë të sigurisë që do të merren me kontrollin e rrjetit për të mbrojtur interesat e përdoruesve, privatë apo shtetërorë, dhe për të shkatërruar organizatat kriminale që përdorin metodat anonime dhe të kriptuara për të komunikuar online.

Puna e kësaj policie informatike do të koordinohet nga Troels Orting, shef i policisë daneze dhe me një eksperiencë të gjatë në njësinë e antikrimit teknologjik. / Top Channel









Lajmet kryesore

BE, themelohet policia informatike Rama: Të nxisim sipërmarrjen, eksportin dhe prodhimin
Kryeministri në konferencën për zhvillimin e bujqësisë
Rrëzohet dekreti i Nishanit për FA
Shoqata e Komunave kundër reformës
Gjykata Kushtetuese pezullon Mustafën
Edhe Athina ankohet për ndarjen e re
Ligji i ri për Policinë e Shtetit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Ukraina, Turizmi, Drejtësia, Vrasje
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.