Keira Knightley dhe puna e stërlodhshme
15/01/2013 15:45
Keira Knightley ka pranuar se puna e tepërt e vitit të kaluar i shkaktoi probleme të rënda në mushkëri. Aktorja 27-vjeçare theksoi se ndjente vështirësi në frymëmarrje si pasojë e dëmtimit të një brinje.
Protagonistja e ‘A Dangerous Method’ u shpreh për Harper’s Bazaar: “Nuk e kisha kuptuar që kisha dëmtuar brinjën, kështu që vendosa të vazhdoja punën intensive edhe për një muaj. Nuk shkova të vizitohesha dhe ky ishte budallallëk nga ana ime.”
“Kur po xhiroja, vura re që nuk mundesha më. Fillova jogën për të përmirësuar problemin, por as ajo nuk bëri punë. Nga fundi i vitit të kaluar isha krejtësisht e shkatërruar dhe vendosa të bëja pak pushim”, shtoi Knightley.
Aktorja britanike ka kaluar shumë kohë duke promovuar filmin e saj më të fundit, Anna Karenina, përshtatjen për kinema të kryeveprës letrare të Tolstoit. Tashmë sjo ndodhet në Londër duke iu përkushtuar të fejuarit të saj, James Righton. / Top Channel
Emma Watson: Nuk doja të rritesha para kohe Emma Watson, aktorja britanike e bërë e famshme në sagën e filmave “Harry Potter”, është shprehur në një intervistë për revistën ‘W’ se nuk ka aspak qëllim që të japë përshtypjen e një femre seksi.
Alain Delon: Nuk dua të vdes i vetmuar Alain Delon ka rrëfyer se “ka humbur pasionin” për botën që e rrethon dhe se kalon shumicën e kohës “duke mos bërë asgjë”, pranë kafshëve shtëpiakë e duke shijuar sa më shumë fëmijët dhe nipërit e tij “për të mos vdekur i vetmuar”.
Festivali i Kanës nis me rrebesh Është një nga eventet më luksoze të kalendarit të showbiz-it, por këtë vit ceremonia e hapjes së Festivalit të Kanës nuk i shpëtoi dot shiut të rrëmbyeshëm që detyroi yjet e kinemasë botërore të fshiheshin nën çadra.
“Django” kthehet në kinematë kineze Filmi i Quentin Tarantino, “Django Unchained” është rikthyer në kinematë
kineze, një muaj pasi u tërhoq për “arsye teknike”, siç thanë
autoritetet lokale.
Ngrihet sonte sipari i Kanës Getsbi i madh çel sot festivalin e përvitshem të filmit në Kanë një
realizim i mbështetur në romanin më të njëjtin emër të Scott Fitzgerald e
që sjell në rolet kryesore yllin e Hollivudit, Leonardo Di Caprio dhe
aktoren britanike Carey Mulligan.
Lajmet kryesore
Konventa kombëtare e PS-së
Rama: Me trenin e qytetarëve drejt Europës, ose me trenin e mallrave drejt humnerës