Mourinho, kritika të ashpra Di Marias 15/01/2013 16:40
“Më pëlqeu skuadra dhe nuk kam asnjë kritikë”, tha Jose Mourinho pas barazimit 0-0 mes Realit të Madridit dhe Osasunës, por në të vërtetë tekniku portugez i madrilenëve po gënjente para mediave.
Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, Mourinho ka shkarkuar nervat e tij mbi Angel Di Maria, një nga futbollistët që këtë sezon nuk po shfaq nivelin e tij të zakonshëm.
Pas përfundimit të takimit, në dhomat e zhveshjes, “The Special One” iu drejtua argjentinasit me këto fjalë: “Nuk po luan më. Kur merrje më pak para’, vrapoje shumë. Tani që ke rinovuar kontratën, nuk po vrapon fare.”
Ka kohë që Jose Mourinho është i pakënaqur me Di Marian dhe këtë e tregon fakti se nga titullar i padiskutueshëm, sulmuesi i krahut është ulur rregullisht në stol.
Trajneri portugez është i pakënaqur me rendimentin e shumë prej futbollistëve të Realit dhe Di Maria është i fundit që i shtohet listës. Më parë Mourinho është përballur me lojtarë kryesorë të skuadrës si Ozil, Benzema, Sergio Ramos dhe Iker Casillas. / Top Channel
Inter zyrtarizon Mazzarri-n
Pak orë pas dhënies së lajmit për shkarkimin zyrtar të Andrea Stramaccioni-t, skuadra e Interit njoftoi arritjen e marrëveshjes me ish-drejtuesin e Napolit, Valter Mazzarri.
Interi shkarkon Stramaccioni-n Ashtu sic pritej, Andrea Stramaccioni nuk është më trajner i Interit. Pikërisht në ditën kur klubi zikaltër publikoi planin parapërgatitor për sezonin e ardhshëm, mbërrin lajmi zyrtar i shkarkimit të trajnerit.
Ribery: Mezi e pres fitoren në Champions Frank Ribery shpreson që ky të jetë viti kur ai më në fund do të fitojë Ligën e Kampioneve pas dy finaleve të humbura me Bayern Munchen (ndaj Inter dhe Chelsea).
Londra përgatitet për gjermanët
Në Londër jetojnë rreth 40 mijë gjermanë të cilët të shtunën, së bashku me 80 mijë të tjerë që do të vijnë nga Gjermania, do të shijojnë finalen e madhe të Ligës së Kampioneve që do të luhet në Uembli mes dy skuadrave më të mira të Bundesligës: Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.
Champions, finalja e 2015 në Berlin Do të jetë “Olympiastadion” i Berlinit, stadiumi ku do të luhet finalja e Champions-it të vitit 2015. Këtë ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino.