01:00 Lajme e Moti
01:33 Select R
Programi i plote
PUBLICITET
Motor kërkimi nga “Facebook”?
15/01/2013 17:15

Motor kërkimi nga “Facebook”?
“Facebook” është pranë lëshimit të një motori të tij të kërkimit, raportuan mediat ndërkombëtare ditën e martë, duke paraprirë një lajmërim madhor që vetë kompania ka shpallur për mbrëmjen e 15 janarit prej disa ditësh.

Më parë ishte spekuluar se “Facebook” mund të ishte pranë prodhimit të një “smartphone”, që do të përfshinte në konkurrencë me gjigantët e “Apple” apo “Sony”, por burime pranë kompanisë spekuluan në mediat amerikane se rrjeti shoqëror ka ndërtuar një motor kërkimi të ngjashëm me atë të “Google”.

“Ndonëse është ende e paqartë se si do të funksionojë ky motor kërkimi, është paralajëmruar se “Facebook” do të bëjë këtë hap shumë shpejt dhe në orët në vazhdim pritet që rrjeti të shpallë zyrtarisht një luftë të ashpër ndaj “Google”, faqes më të klikuar në botë, kryesisht falë sistemit më të avancuar të kërkimit që përfshin”, shkruhej në uebsajtin “Pocket-lint”.

Aktualisht, “Facebook” përdor një sistem bazë kërkimi në faqen e tij, duke lejuar përdoruesit që të kërkojnë për të njohur, vende dhe objekte të ndryshme.

Megjithatë, besohet se mbrëmjen e së shtunës, rrjeti shoqëror më i përdorur në botë do të shpallë ngritjen e këtij motori kërkimi në një nivel të ri. / Top Channel











Lajmet kryesore

Motor kërkimi nga “Facebook”?
Kapitull i ri i Ballkanit me BE-në
Merkel-Barroso: Ju mbështesim në anëtarësimin. Rama: BE, një frymëzim. Përgjimet, asnjë ndikim në marrëdhëniet tona
Fier, qëllohet me armë zjarri 49-vjeçari
Braçe: Kuvendi s’e shkarkon dot Fullanin
Basha flet për vjedhjen në BSH
Basha pret Mediun në bashki
Dukagjin, edhe 1.350 rrënjë të asgjesuara
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Kriza greke, Vrasja e bankierit, Arsimi, Lindja e Mesme
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.