12:24 Serial "Amerikanet" R
13:04 "100 Milione" R
Programi i plote
PUBLICITET
Shkup, zyrat e postës në flakë
15/01/2013 18:50

Shkup, zyrat e postës në flakë
Maqedoni, zyrat e selise se postes ne flake
Selia e postës së Maqedonisë në Shkup është përfshirë nga flakët pasditen e së martës, raportoi Agjensia Maqedonase e Lajmeve “MINA”.

Dëshmitarë thanë që pas nisjes së zjarrit u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Policia ka vendosur aktualisht një kordon rreth ndërtesës, e ndodhur pranë lagjes shqiptare në Çair, ndërsa një numër zjarrëfiksesh po munden të vendosin nën kontroll zjarrin.

Aktualisht, mediat vendase nuk janë në gjendje që të përcaktojnë asnjë shkak të mundshëm për fillimin e zjarrit, ndonëse dyshohet që ai mund të jetë i qëllimshëm.

Informacioni i parë për flakët u komunikua rreth orës 16.30. Kjo ngjarje ndodh ndërsa situata politike në fqinjin tonë lindor është e tensionuar, me opozitën maqedonase që ka realizuar një seri manifestimesh anti-qeveritare në Shkup, gjatë të cilave ka pasur edhe shpërthime sporadike dhune.

Marshet paqësore janë përqendruar përpara disa institucioneve, Televizionit Shtetëror Maqedonas, selisë së partisë në pushtet të kryeministrit Gruevskit, përpara universitetit shtetëror, etj.
/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Shkup, zyrat e postës në flakë Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 3 viktima
Përfshihen tre automjete: një Benz, një Renault dhe një furgon pasagjerësh
Rikthehet dimri me dëborë
"Nga eksodi tek bashkëpunimi"
Shpërthen bombola pranë karburantit
Noka: Trafik droge nga aeroporti ushtarak
Kthimi i pronave ngec në ’95-ën
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Aksidente rrugore, Nafta, Xhihadizmi, Përgjimet, Arsimi, Vrasja ne burg, Siria, Energjia
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.