02:55 Film "Hakmarrje" R
05:02 "Pasdite ne TCH" R
Programi i plote
PUBLICITET
Bylykbashi: Për mandatet vendos Kuvendi
15/01/2013 20:00

Shefi i kabinetit të kryeministrit Berisha, Oerd Bylykbashi, bashkëhartues i Kodit Elektoral dhe një nga njerëzit kyç të demokratëve në proçeset zgjedhore, thotë se është Kuvendi i Shqipërisë institucioni i vetëm që duhet të vendosë tani për ndarjen e mandateve për zgjedhjet e qershorit.

Duke ndarë një opinion krejt të kundërt me socialistët, sipas të cilëve KQZ-ja ka kohë deri në 7 mars, zoti Bylykbashi thotë se Kodi Zgjedhor e përcakton këtë afat për Parlamentin.

“Aspektet proçedurale të KQZ janë kryer dhe përmbyllur. KQZ nuk ka më asnjë kompetencë tjetër në këtë fazë. Mundësia për ta zhbllokuar ishte nëpërmjet Kolegjit Zgjedhor, por askush nuk u ankua, as PS dhe tani fjala është vetëm e Kuvendit për të ushtruar sovranitetin e
KQZ nuk ka më asnjë kompetencë tjetër në këtë fazë. Mundësia për ta zhbllokuar ishte nëpërmjet Kolegjit Zgjedhor, por askush nuk u ankua, as PS dhe tani fjala është vetëm e Kuvendit për të ushtruar sovranitetin e tij

Oerd Bylykbashi
Shef i kabinetit të kryeministrit
tij. Por nuk më takon mua të them çfarë do të bëjë Kuvendi. Ajo që është më e rëndësishme është që Kuvendi ta ushtrojë, pra të mos pengohet qoftë nga një parti politike, qoftë nga 2-3 anëtarë të KQZ, pra nga askush. Kompetenca është e tij, sovraniteti është i tiji dhe çdo gjë tjetër do të ishte atentat ndaj Kushtetutës”, deklaron Bylykbashi.

Sipas shefit të kabinetit të kryeministrit, me keqinterpretimin e Kodit Zgjedhor, Partia Socialiste po fakton çdo herë strategjinë e saj të bllokimit, edhe në KQZ, për të marrë përfitime ekstraligjore.

“Ne jemi përpara një sulmi arrogant. Dhe është gjithashtu e papranueshme tentativa e Partisë Socialiste për të zëvendësuar ligjin, Kodin, Kushtetutën dhe rregulla të tjera të shkruara në këtë vend me kompromise politike pas dyersh të mbyllura”, nënvizon Bylykbashi.

Oerd Bylykbashi thotë se veprimet e Partisë Socialiste për të politizuar dhe bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë vetëm një shpjegim, që sipas tij nuk ka lidhje me standartin e zgjedhjeve, por me rezultatin e tyre.

“Në këto pretendime të kohëve të fundt të Partisë Socialiste konstatoj një frikë gjithmonë e në rritje të saj jo për shkeljen e standarteve apo cënimin e zgjedhjeve, por një frikë të PS për humbjen që po vjen”, shton Bylykbashi. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Emërime klienteliste në QSUT
Debati për rikthimin e departamenteve në Universitetin e Mjekësisë ka nxjerrë në sipërfaqe jo vetëm emërimet e njëanshme të shefave të shërbimeve në spitale, por edhe problemet kyçe me të cilat përballen studentët në auditore, por edhe në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Thellohet hendeku Qeveri-President
Një tjetër përplasje mes qeverisë dhe Presidencës pritet të hapë sërish debate të forta politike. Hendeku mes Presidentit të Republikës dhe Ministrisë së Mbrojtjes u thellua edhe më tej pas refuzimit të fundit të Presidentit për kandidaturën e Arian Zaimit si shef të Zyrës së Përfaqësimit të Shqipërisë në NATO.
Basha me të rinjtë e PD
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ftoi të rinjtë që t’i bashkohen forcës më të madhe të opozitës në projektin e saj për t'i dhënë vendit një qeveri europiane dhe të përgjegjshme.
Gjin Gjoni mashtroi për pasurinë
Për herë të parë një gjyqtar kallëzohet penalisht dhe përfundon vetë përpara drejtësisë për çështjen e pasurisë, atë që të gjithë e thonë nën zë, por asnjëri asnjëherë nuk ka vepruar.
PS: PD e zhyti vendin në krizë
Pas deklarimeve të opozites për futjen e vendit në krize ekonomike, Partia Socialiste reagoi duke thënë se ishte pikërisht qeverisja e djeshme, ajo që krijoi 1 milion të papunë dhe zhyti biznesin në një zinxhir borxhesh, të cilat po i shlyen Qeveria e sotme.


Lajmet kryesore

Bylykbashi: Për mandatet vendos Kuvendi Gjin Gjoni mashtroi për pasurinë
Kallëzimi i ILKPD: Mbi 1.8 milionë euro te padeklaruara
Korrupsioni, akuza për Argita Berishën
Thellohet hendeku Qeveri-President
Athina dorëzon zemrën e Karelit
Ambasadorët mbështesin reformën
Llalla: Pajisjet e përgjimit i kemi me qira
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Vrasje, SHISH, Aksidente rrugore, Akuzat për ushtrinë, Reforma territoriale, Vrasja ne burg
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.