“Fiks Fare”: Kontrabanda e kromit

16/01/2013 00:00

Emisioni “Fiks fare” ka zbuluar sesi realizohet kontrabanda e kromit dhe se si merret krom në mënyrë të paligjshme.

Investigikimi i “Fiks Fare” ka treguar hallkat në të cilat kalon kjo kontrabandë, se si falsifikohen dokumetat e shoqërimit dhe sistemimi i kromit kontrabandë në sheshin e portit të Durrësit për ta nxjerrë jashtë Shqipërisë nën emrin e një firme tjetër.

Lidhur me këtë denoncim ka reaguar ish-drejtori i policisë së Dibrës, Shemsi Premçi, i cili tha se emisioni i Top Channel tregoi kontrabandën që ai kishte denoncuar kur dha dorëheqjen.

“Ajo që unë kam thënë para 8 muajsh u vërtetua nga gazetarët investigativë të emisionit, që treguan se si jepeshin liçencat, kujt i shkonin pasuritë e nëntokës, etj. Bëhet fjalë për miliona, në mos miliarda dollarë”, deklaroi Premçi në një tubim të Aleancës Kuqezi.

Top Channel