“Mjaft na nënçmuat”, sheshit Iliria në Tetovë iu vu emri Mashall Tito, shqiptarët ngrihen në protestë Opozita maqedonase ka vijuar me marshin protestues në Shkup. Dhjetra përkrahës të opozitës, bashkë me disa nga drejtuesit e saj, të mërkurën në mesditë, kanë protestuar para godinës së qeverisë, duke bllokuar për gjysmë ore disa rrugë para saj.
Deputeti i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Jani Makraduli, ka thënë se bllokimi i rrugëve, në kohëzgjatje prej gjysmë ore, do të vazhdojë deri të premten. Ai ka paralajmëruar qeverinë se, nëse nuk tregon gadishmëri për dialog, nga java e ardhshme, bllokadat do të shtohen.
“Sot kemi bllokuar këtë udhëkryq para qeverisë dhe rezistenca jonë do të vazhdojë deri sa të zgjasë heshtja e pushtetit për kërkesat tona. Jemi të vetëdijshëm se bllokadat shkaktojnë nervozizëm, por bëj thirrje për durim, pasi regjimi Gruevski çdo ditë po instalon diktaturën në vend. I bëj me dije qeverisë se, nëse nuk tregon vullnet për dialog dhe dalje nga kriza politike, nga dita e hënë, bllokadat do të vazhdojnë në rrugë dhe do të zgjasin më shumë se gjysmë ore”, tha Jani Maraduli, deputet i LSDM-së.
Për të dalë nga kriza politike, opozita maqedonase po kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ajo vlerëson se qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin, pas ngjarjeve të dhunshme, që ndodhën muajin e kaluar gjatë miratimi të Buxhetit, kur nga Kuvendi u dëbuan me forcë deputetët e opozitës maqedonase dhe gazetarët.
Opozita ka bërë thirrje për padëgjueshmëri qytetare, ndërsa deputetët e saj janë duke bojkotuar punimet e Parlamentit.
Top Channel