Ndërtimi i impianteve të mbetjeve

17/01/2013 00:00

Pak ditë pas polemikave që lindën lidhur me një projekt për ndërtimin e një impianti djegieje për mbeturinat në Fier nga ish-ministri i Jashtëm peruan, i këkruar nga Qeveria e vendit të tij, ministri i Mjedisit Fatmir Mediu ka saktesuar se çdo subjekt që do të kërkojë të investojë për ngritjen e një inceneratori në Shqipëri, duhet të plotësojë disa kritere, që lidhen me deklarimin e burimit të financimeve dhe teknologjinë që do të aplikohet.

Vete Ministria e Mjedisit ka nevoje per asistencen e ekspertëve të Bashkimit Europian, ne momentin qe do te ndërmerret nje vendim.

“Ne duhet të kemi të procedura shumë qarta dhe transarente. E para, për të drejtuar kompanitë dhe individët që mund të hyjnë në këto procese për burimet financiare dhe e dyta, niveli teknologjik që duhet të kenë në përputhje me standardet europiane. Në një nga kërkesat që unë i parashtrova përfaqësuesit të BE për Zgjerim ishte pikërisht asistenca që duhet të na japin në pikëpamje të këtij legjislacioni. Ligji për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve i jep autoritet Ministrisë së Mjedisit, por dhe pushtetit lokal që të shikojnë mundësinë e koncensioneve në këtë drejtim”, tha Mediu.

Ligji per Menaxhimin e Mbetjeve parashikon edhe ngritjen e disa landfilleve, te cilat do te jene tranzitore, por qe jane te domosdoshem ndaj kryetaret e qarqeve duhet te nisin punen.

“Duhet të parashikojmë landfille tranzitore për të arritur pastaj tek trajtimi përfundimtar, për të trajtuar mbetjet për energjinë, por edhe për riciklim, apo edhe për bujqësi, sepse ka disa elementë që lidhen me këtë proces. Ajo që është e rëndësishme, në radhë të parë është në këto investime, të gjithë drejtuest e qarqeve duhet të kuptojnë detyrimin në bazë të urdhërit të Këshillit të Ministrave për të përcaktuar landfille tranzitore”, tha Mediu.

Këto deklarime ministri i Mjedisit i bëri gjatë analizës vjetore të punës për vitin 2012.

Top Channel