“Do të doja të bëja një propozim të thjeshtë nëse ju mund të futni, në
rastin e pastrimit të parave edhe korrupsionin në kompetencën e krimeve
të rënda, sepse në mjaft raste rezulton se korrupsioni favorizon
pastrimine parave, krimin e organizuar dhe trafiqet dhe ne nuk mund të
mendojmë një luftë efikase, nëse në këtë fushë nuk bashkangjitet edhe
korrupsioni. Pra edhe njëherë korrupsioni për veprën e pastrimit të
parave së bashku me të, duhet të përfshihet tek Gjykata e Krimeve të
Rënda. Në këtë pikë, mbase do të ishte e mundur të përfshihen disa nene
dhe nëse kjo ka lidhje me vullnetin politik, atëherë të shikojmë format
më të rënda të korrupsionit”, eshte shprehur Pietro Spera, ekspert i Euralius.

Ky propozim i ekspertëve të misioneve ndërkombëtare në vendin tonë, ne korrik te vitit te shkuar, për të gjykuar veprat e korrupsionit tek Gjykata e Krimeve të Rënda, duket se së shpejti do të bëhet pjesë e debateve juridike në vend. Këndvështrimin e parë nga Autoritetet Shqiptare e deklaroi gjatë një analize vjetore ministri i Drejtesisë Eduart Halimi, i cili theksoi domosdoshmërinë e Gjykimit te Krimet e Rënda te ketyre veprave qe implikojne zyrtaret dhe kerkoi per kete qellim ndryshime ne Kodin Penal.

Kryegjyqtari i Krimeve te Renda, Sander Simoni i mbeshtet keto projekte per t’ja hequr gjykatave te zakonshme shqyrtimin e veprave te korrupsionit e për t’ja kaluar si kompetence gjykates, ku gjykohen organizatat kriminale e trafiqet.

“Mendimi im është si gjyqtar dhe si drejtues i kësaj gjykatë, ndërkohë që ideja e iniciativa të tilla legjislative mund të jenë konsideratë e politikave penale, të cilat janë përgjegjësi e ekzekutivit dhe e ligjvënësve. Tani bëhet fjalë edhe për format e thjeshta të bashkëpunimit, në rastet e veprave penale të korruptimit apo në veprat penale të tjera.Çeshtjet e korrupsionit ne sasi te medha, apo funksionareve te larte publikë te kalojne ne kompetence e Krimeve te Renda eshte dhe fakti qe me kalimin e tyre në kompetencën e kësaj gjykata behet i mundur aplikimi dhe zbatimi i Ligjit Antimafia”, tha Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Por, kreu i Gjykates se Krimeve te Renda kerkon qe kesaj gjykate t’i zgjerohen akoma me shume kompetencat sikurse, edhe vepra e pastrimit te parave.

“Ka patur ide që në kompetencat e Gjykatës së Krimeve të Rënda të përfshihen edhe vepra penale të tjera, të cilat përafrohen me natyrën e veprave penale që ne kemi në kompetencë, sidomos ajo e pastrimit të parave. Kjo në mënyrë që të përputhim fushën e veprimit të Ligjit Antimafia me atë të veprave penale në kompetencë të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe për faktin që ne e kemi konstaktuar se shumica e kërkesave për konfiskim dhe sekuestrim janë të bazuara kryesisht në disa vepra penale të tilla,si ajo e pastrimit të parave që akoma nuk është në kompetencë të Gjykatës”, tha Simoni.

Top Channel