17:00 Exclusive R
17:30 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Personat me aftësi të kufizuar, BE e shqetesuar
19/01/2013

Komisioni për të drejtat e personave të verbër i Bashkimit Europian i bën thirrje Qeverisë shqiptare të respektojë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara si një ndër 12 prioritete e BE-së, pasi nëse ato përkeqësohen, komplikohet situata për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Philippe Zhezel, kryetar i këtij komisioni ngre me shqetësim amendamentet e ligjeve specifike per aftesine e kufizuar, si dhe vonesat ne pagesa qe kane çuar në cënimin e të drejtave tyre.

"Kriza ekonomike nuk duhet te preke personat me aftesi te kufizuara.Pagesa qe marrin keto persona u nevojitet per te mbijetuar. Qeverise i drejtohet apel te permbushe angazhimin e saj per pagesat e personave me aftesi te kufizuara .Perosnat me aftesi te kufizuara vuajne ne heshtje, pasi zeri i tyre nuk degjohet.Kjo nuk tolerohet, Qeveria duhet te angazhohet per permiresimin e situates se tyre dhe respektimin e te drejtave te tyre", tha Philippe Chazal, kryetar i Komisionit për të Drejtat e Personave të Verbër.

Duke folur ne emer te Presidentit te Bashkimit Europian te te verberve dhe presidentit te Forumit Europian te aftesise se kufizuar,Chazal vlereson vendimin e marre ne Parlament për ratifikimin e Konventes se Kombeve te Bashkuara mbi te drejtat e personave me aftesi te kufizuara. Por nga ana tjetër u bën thirrje institucioneve publike që të ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura për të respektuar ligjet ne fuqi dhe për te permiresuar ato në perputhje me konventen e Kombeve te Bashkuara mbi te drejtat e personave me aftesi te kufizuara. / Top Channel










Më shumë nga socialja
Raporti i OKB për zhvillimin njerëzor
Në raportin e zhvillimit njerëzor të vitit 2014, Shqipëria renditet e 95-ta ndër 187 vende, ku problematikë mbetet arsimi por edhe zhvillimi i brendshëm kombëtar, i cili është në nivele të ulëta.
Mbështetja e biznesit agropërpunues
Hiqmet Driza, prej 15 vitesh zhvillon biznes në fushën e përpunimit të mishit të shpendëve. Ai është njëri prej përfituesve të skemës mbështetëse të qeverisë në bujqësi, në zonën e Lushnjes, me vlerë 15 milionë lekë.
Aftësia e kufizuar kundër ligjit
Për më shumë se dy orë në temperatura të larta personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit  duke i kërkuar deputetëve të mos miratojnë projektligjin e përfaqësimit të propozuar nga Ministria e Mirëqenies sociale.
Protestë e personave me aftësi të kufizuar
Të hënën paraplegjike e tetraplegjike dhe të verbër do të protestojnë para kryesisë së Kuvendit për të penguar miratimine projekt-ligjit të përfaqesimit të aftësisë së kufizuar.
Shpërdorime me pagesat e invaliditetit
Fondi Monetar Ndërkombëtar i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare të ndërhyjë për të pastruar programin e ndihmës 150 milionë dollarësh që jep për personat me aftësi të kufizuar.


Lajmet kryesore

Personat me aftësi të kufizuar, BE e shqetesuar Hajduti i Bankës, bixhozçi profesionist
Banorët e lagjes: Tërë kohën e kalonte në kazino e loto sporti
Italia: Mos humbni kohë për negociatat
Basha: Rama po zhbën demokracinë
Duke kërkuar shpëtimin tek Zoti
PD: Policia dhunon familjen dhe pronën e saj
Mbështetja e agro-përpunimit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Siria, Vrasje, Lindja e Mesme, Integrimi, Trafiku i droges, Reforma territoriale, Drejtësia
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.