Vrasja në Fier për 50 mijë lekë

21/01/2013 00:00

Zbardhen disa detaje të vrasjes së një dite më parë të 21-vjecarit Andi
Prifti. Policia deklaron se vrasja e tij nuk është kryer me armë zjarri,
por me mjete të mprehta, dyshohet thike.

Burime nga policia thone se po hetohet pista e vrasjes per nje shume lekesh. Viktima kishte fituar nje shume te hollash prej rreth 60 mije leke te reja ne nje pike bastesh sportive.

21-vjecari sipas familjareve eshte larguar nga banesa e tij ne lagjen Sheq i Vogel pasditen e se shtunes dhe qe nga ai cast nuk eshte pare prej te afermve dhe prej shokeve te tij. Familjaret sipas Pandi Priftit, xhaxhait te viktimes, pasi kane pritur ardhjen e djalit ne shtepi jane shqetesuar dhe kane denoncuar ne polici mungesen e 21-vjeçarit.

Banoret e lagjes thone se 21-vjecari ishte njeri i qete pa probleme me drejtesine dhe gezonte respektin e tyre. Edhe gjendja ekonomike e familjes se 21-vjecarit Andi Prifti ishte me te ardhura te konsiderueshme pasi prinderit e tij kishin dy njesi tregetimi.

Top Channel