Një sasi prej 1 ton lëndë narkotike Kanabis Sativa, është sekuestruar nga Policia e Shkodrës në Velipojë në vendin e quajtur Pulaj, pranë grykëderdhjes së Bunës, në një zonë në kufi me Malin e Zi.

Sipas policisë lënda narkotike prej 1 ton e sekuestruar ndodhej në tokë në afërsi të bregut ndërsa gomonia 13 metër e gjatë me dy motorrë të fuqishëm që do kryente transportin është gjetur e sekuestruar nga policia rreth 1 km larg vendit ku ndodhej lënda narkotike dyshohej se ajo ishte përgatitur të trafikohej për në Mal të Zi ose drejt Italisë, pasi sipas grupit hetimor fuqia motorike dhe madhësia e gomones mund të përballonin dhe udhëtimin drejt Italisë në det të hapur.

Burime konfidenciale pohuan se goditja e këtij trafiku është bërë nga policia kufitare e Shkodrës pas një informacioni të marrë në rrugë operative për vendodhjen e lëndës narkotike dhe gomones.

Në momentin e sekuestrim policia nuk gjetur asnjë person, por në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar tre persona ndërkohë vazhdojnë hetimet në lidhje me zbardhjen e plotë të kësaj linje trafiku të lëndës narkotike që dyshohet se ishte aktive prej kohësh.

Kjo është hera e parë që në bregdetin e Velipojës kapet një sasi kaq e madhe droge. Policia po heton për mundësinë e ndonjë rrjeti që është marrë me këtë trafik edhe më parë nga kjo zonë.

Top Channel