07:00 "Wake-Up"
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Ndahet nga jeta Paulin Selimi
24/01/2013

Ndahet nga jeta Paulin Selimi
Eshte ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pasi ka vuajtur prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, aktori dhe shkrimtari i njohur i humorit shkodran Paulin Selimi.

Ai eshte autori i disa prej skeceve me te njohura te estrades se Shkodres, nder te cilat me i pelqyeri mbetet "Kunati i shokut Xhemal", me protagonist aktorin Zef Deda. Selimi lindi ne Shkoder ne vitin 1947. Studimet e larta i ka kryer ne fakultetin e Gjuhe Letersise ne Tirane.

Per vite me radhe ka qene mesues i letersise dhe ne vitin 2002 u emerua si Drejtor i shkolles se mesme artistike " Prenke Jakova" ne vendlindjen e tij Shkoder. Ka qene edhe kryetar i Lidhjes se Artisteve te Shkodres per nje dekade, nga viti 91 ne 2001-shin.  Ka vene ne skene qindra skece, komedi e monologje, per disa prej te cilave eshte vleresuar me disa cmime kombetare. Gjithashtu ka botuar edhe disa libra me tregime humoristike, nder te cilet mund te permenden" Gati orkestra", "Nje skec per veten", " Banor i shkalles se larte" etj.

 Vleresimi me i larte i eshte bere nga Presidenti i Republikes ne vitin 2002, ku Selimi u dekorua me urdherin "Naim Frasheri i Arte" per krijimtarine e tij letrare. Ne nderim te tij gjate dites se enjte jane mbajtur homazhe ne mjediset e teatrit 'Migjeni' ne Shkoder.
/ Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Ndahet nga jeta Paulin Selimi
Kremtimi i Pashkëve
Meshat e shenjta në kishat ortodokse dhe katolike
Papa uron besimtarët nga Vatikani
Pashkët, Rama mes besimtarëve në Korçë
Pashkët, urimet e politikanëve
Festa e Pashkëve në Prishtinë
Subvencionet e bujqësisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Eksplozivi, Irani, Akuzat për ushtrinë, Siria, Turizmi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.