23:05 "Summer Fest 2014: Tirana"
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Riza Malaj i paralizuar, gjykata i ul 90 ditë burg
26/01/2013

Riza Malaj i paralizuar, gjykata i ul 90 ditë burg
Gjykata e Tiranës i ka ulur dënimin Riza Malajt, i akuzuar për disa vepra të rënda penale. “I forti” i Tropojës po vuan dënimin në Spitalin e Burgut, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ku është paralizuar.

“Nga dinamika e vuajtjes së dënimit dhe aktet e paraqitura nga IVSHB-ja, rezulton se kërkuesi Riza Malaj është deklaruar fajtor dhe dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale. U dënua në vitin 2008 me 10 vite burg. Për shkak të gjendjes shëndetësore të të dënuarit dhe sidomos domosdoshmërisë së tij për kujdes të vazhdueshëm, i dënuari Riza Malaj po vuan dënimin e tij pranë IVSHB-së. Gjykata vlerëson se rasti i të dënuarit Riza Malaj është i veçantë, për shkak të vendit ku ai vuan dënimin dhe gjendjes së tij shëndetësore. Nga vlerësimi i sjelljes së kërkuesit dhe nga shpjegimet e përfaqësuesit të Spitalit të Burgut në seancë gjyqësore, rezulton se kërkuesi paraqet vështirësi në kujdesin ndaj vetes, për shkak të dëmtimit në të dyja duart e tij, si edhe problemeve me organet e dëgjimit dhe shikimit. Duke qenë në këto rrethana, edhe sjellja dhe qëndrimi i kërkuesit gjatë kohës së vuajtjes së dënimit do të vlerësohet në harmoni edhe me mundësitë e tij fizike dhe shëndetësore”, pohon gjykata, duke vendosur përfundimisht uljen e dënimit në masën 90 ditë.
/ Top Channel







Më shumë nga Aktualitet
Debatet për projektligjin e PAK-ut
Janë rreth 39 mijë persona të moshës mbi 15 vjeç që nuk dëgjojnë të cilët do të përfitojnë për herë të parë nga kuadri i ri ligjor për personat me aftësi të kufizuar.
Tregtarët e ish-uzinës protestojnë sërish
Rreth orës 9 të mëngjesit, tregtarë të tregut te ish-uzina Dinamo kanë protestuar para Ministrisë së Bujqësisë, duke kërkuar anulimin e vendimit për mbylljen e këtij tregu, lëshuar para disa ditësh nga prefekti i Tiranës.
Bujqësia mbetet peng i urave
Dëmtimi i 3 urave të cilat lidhin rrugën me parcelat në fshatin Vreshtas është duke “mbajtur peng” bukën e dhjetëra familjeve të këtij fshati.
Bulqizë, bllokohet ngarkesa me lëndë drusore
Gjatë një aksioni në orët e para të mëngjesit, policia e komisariatit të Bulqizës ka bllokuar dy automjete me lëndë drusore e cila shërben për galeritë e kromit në këtë zonë.
Debati për hartën e Himarës
Mazhoranca qeverisëse nuk do të ndryshojë qëndrim për shtrirjen e Bashkisë së re të Himarës, pavarësisht kundërshtimeve të forta ditët e fundit nga PBDNJ-ja e Vangjel Dules.


Lajmet kryesore

Riza Malaj i paralizuar, gjykata i ul 90 ditë burg KavajĂ«, vrasje me armĂ« zjarri
Atentat ndaj një 27-vjeçari banues në këtë qytet
Vrasje e pesëfishtë për një fejesë
“Shqipëria, nyje Lindje-Perëndim”
Ultimatum për abuzimin me recetat
Qeveria miraton reformën territoriale
Çmimi i fluturimeve ndëshkon turizmin
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Lindja e Mesme, Drejtësia, Vrasje, Turizmi, Kriza greke, Kriza Financiare, Ekonomia, Brazil 2014
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.