Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u rizgjodh si kryetar i Partisë Demokratike, në një votim të hapur të mbajtur në konventën e gjashtë, ditën e dielë.

Delegatët e degëve të partisë nga e gjithë Kosova vendosën që Thaçi të vazhdojë të drejtojë forcën më të madhe të vendit me shumicë unanime, me 718 nga 719 delegatë që votuan pro tij dhe vetëm një kundër.

Thaçi drejton PDK-në që prej themelimit të saj, 13 vjet më parë.

Në fjalën e tij pas rizgjedhjes, kryeministri tha se tashmë është detyra e tij që të bëjë të mundur suksesin e partisë edhe në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, në mënyrë që “Kosova të vazhdojë në rrugën e mbarë që ka nisur dhe në reformat që ka ndërmarrë në këto vite të qeverisjes së PDK-së”.

Hashim Thaçi ishte kandidati i vetëm për pozicionin e kryetarit të partisë dhe zgjedhjet u bënë vetëm duke votuar pro ose kundër tij.

Top Channel