17:40 "Pasdite ne Top Channel"
18:35 Serial "Smash" R
Programi i plote
PUBLICITET
Ligji për nënpunësin civil
28/01/2013 17:25

Ligji për nënpunësin civil
Rikthimi i ligjit për nënpunësit civilë për shqyrtim në komisionin parlamentar të ligjeve, ka rikthyer akuzat mes palëve për bllokimin e proçesit të integrimit.

Projektligji është pjesë e tre drafteve që kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend dhe që ishin ndër kërkesat e Brukselit për statusin e vendit kandidat.

Opozita përmes Fatmir Xhafës tha se janë mashtruar shqiptarët se ligjet kanë qenë gati për t’u votuar.

Por përfaqësuesit e mazhorancës e cilësuan alibi për të mos votuar një nga ligjet e integrimit, pasi ligji sipas tyre ka ardhur për t’u përmirësuar pas vërejtjeve të bëra nga opozita.

Ata e akuzuan këtë të fundit për bllokim të statusit, ndërsa socialistët rikujtuan se përmes shkeljes së ligjit në qarkun Fier ishte mazhoranca që sipas tyre bllokoi proçesin.

Pas akuzave të përsëritura, mazhoranca miratoi me votat e saj ligjin për nënpunësin civil, pas largimit të opozitës që e cilësoi ate në shkelje të rregullores. / Top Channel







Më shumë nga politika
Rama: Reforma, edhe me opozitën
Më pak se 24 orë nga votimi në parlament i reformës territoriale ku votat e PDIU-së së Shpëtim Idrizit ishin vendimtare, Kryeminisri Edi Rama deklaroi se kjo reformë tashmë është votuar edhe me votat e opozitës.
Arrestohet i nënti për vjedhjen e bankës
Ka rënë në prangat e policisë, për llogari të hetimeve të prokurorisë mbi vjedhjen më të madhe të Bankës së Shqipërisë, edhe i nënti i dyshuar se mund të ketë shpërdoruar detyrën.
Basha: Nuk e njohim ndarjen e re
Partia Demokratike reagoi ashpër ndaj votimit të ligjit për ndarjen e re territoriale, një ditë më parë në Parlament. Lulzim Basha tha se “ne nuk e njohim këtë ndarje”, duke mos iu përgjigjur qartë as pyetjes, nëse opozita po parashikon një bojkot të mundshëm të zgjedhjeve vendore.
Dorëhiqet Ministri Ilirian Celibashi
Mendohej të ishte një konferencë shtypi ku Kryeministri Edi Rama do t’i bënte një rezyme votimit të reformës territoriale, por surpriza nisi me hyrjen e shefit të qeverisë në sallën e konferencave i shoqëruar nga Ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, Ilirian Celibashi dhe deputetja Ermonela Felaj.
FRD përshëndet reformën territoriale
Partia e parë opozitare që përshëndeti dhe njohu ndarjen territoriale ishte Fryma e Re Demokratike. Kryetari Bamir Topi e cilësoi mëse të nevojshme për vendin një reformë të vonuar që ai e kishte kërkuar sapo u zgjodh President i Republikes.


Lajmet kryesore

Ligji për nënpunësin civil Dorëhiqet Ministri Ilirian Celibashi
“Për arsye familjare”. Në vend të tij Rama prezanton Ermonela Felajn
Rama: Reforma, edhe me opozitën
Basha: Nuk e njohim ndarjen e re
Arrestohet i nënti për vjedhjen e bankës
Grabitja në BSH, në dyshim besimi ndaj institucionit
FRD përshëndet reformën territoriale
Më të lexuarat
Temat e ditës
Reforma territoriale, Vjedhja e Bankës, Ukraina, Lindja e Mesme, Energjia, Tragjedia ajrore, Turizmi, Reformat
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.