Londra është kryeqyteti botëror i artit dhe Biennalja e Artit të Londrës është vendi ku prezantohet arti kontemporan i botës.

Ne edicionin e ketij viti ne kete Biennale morri pjese per here te pare nje artist shqiptar, piktori Petraq Pecani. Biennalja e artit ne Londer i dedikohet veprave ne kanavac, skulpturave dhe vizatimeve. Ajo u mbajt ne sallen e famshme te nderteses te stilit viktorian te Bashkise se lagjes se pasur te Celsit. Aristet qe u perfaqesuan ne Biennalen e Artit te Londres kane ekspozuar veprat ne disa nga muzeumet me te rendesishme ne bote apo artiste te perzgjedhur per talentin e tyre te spikuatur.

Piktori shqiptar Petraq Pecani ka qendruar per afro dhjete vjet ne Greqi ku ka realizuar 3 ekspozita personale, nderkohe qe pas kthimit ne Shqiperi ai ka ekspozuar veprat e tij ne shume vende te botes si ne Itali, Japoni, France, Spanje, Belgjike dhe se fundmi ne Britani te Madhe, per te vazhduar me pas ne Shtetet e Bshkuara.
Petraq Pecani thote per Top Chnannel se artistet vec qellimit per ngritjen e nivelit artistik kane edhe gjetjen e tregut per veprat e tyre dhe nuk eshte cmimi qe i vendos vete autori, por ekspozimi dhe gjykimi nga kritiket dhe ekspertet e artit jane pikerisht vlerat qe afron bleresit, koleksionistet dhe manaxheret e artit dhe artisti duhet te dije ku te ekspozojë veprat e tij.

Petraq Pecani duke folur per Biennalen e Artitit ne Londer shton se “Londra eshte nje nga qendrat kryesore boterore te artit dhe ekspozimi i krijimtarise time ne kete qytet ishte nje deshire e hershme. Kjo beri t’i pergjigjesha menjehere fteses per te aplikuar ne Bienale e cila rezultoi me sukses.Piktori shqiptar thekson si te vecante ne kete Bienale pjesmarjen e shtepise se ankandit Bonham e cila eshte e treta ne bote per nga rendesia, e cila ajo realizoje shitjen per bamiresi te disa pikturave, por edhe dy punime origjinale te autoreve te rendesishem. Pjesemarrja ne Binnale te ketij kalibri, si ajo e Londres jane nje trampoline e enderruar per cdo artist drejt tregut fitimprures, por te veshtire per te penetruar te artit te piktures boterore.

Top Channel