12:00 Lajme e Moti
12:24 Serial TCH "Komuna e Parisit"
Programi i plote
PUBLICITET
Kamerat e sigurisë në Shqipëri
30/01/2013 17:55

Nëse mendoni se të vezhguar me kamera 24 orë janë vetëm pjesëmarrësit e reality show “Big Brother”, atëherë gaboheni.

Ne jeten reale, ne saje te teknologjise, njerezit perballen me nje tjeter “Vella te Madh”, qe vezhgon pa u ndjere, madje duke mos te lene as me te voglin dyshim.

Edhe pse nuk mund te kemi qene te vemenshem per te dalluar kamerat e sigurise, ato jane aty, ne pritje per te regjistruar “mekatin” tone.

Lagjet e futura, ku kriminaliteti mendohet se eshte i larte apo rruget problematike, kane detyruar policine e kryeqytetit te instaloje mbi 150 kamera vezhgimi ne disa nga zonat me problematike te Tiranes.

Nga ana tjeter, nje udhezim i publikuar ne Fletoren Zyrtare, hartuar nga komisioneri per mbrojtjen e te dhenave personale, i jep te drejte çdo subjekti te vendose kamera vezhgimi per qellime te argumentuara me ligj, ne interes te sigurise publike.

Shume institucione, shteterore edhe private, duket se e kane "tepruar" me kamerat e sigurise.

Komisioneri per Mbrojtjen e te Dhenave Personale nuk eshte kunder vendosjes se tyre, e megjithate, ky institucion terheq vemendjen qe ne ambientet ku ruhet me kamera te tilla, te evidentohet ky fakt, sepse ne pjesen derrmuese te rasteve nje gje e tille nuk shkruhet dhe qytetaret as qe e kane idene se qe vezhgohen.

Pavaresisht te drejtes qe jep ligji, problem konsiderohet keqperdorimi i ketyre regjistrimeve dhe garancia qe ofrohet per ruajtjen e informacionit.

Sipas po ketij ligji, te dhenat e siguruara nga kamera e survejimit duhet te ruhen per nje periudhe maksimumi deri ne nje jave, pra 7 dite, kohe e mjaftueshme kjo per te arritur qellimin e kerkuar, që është ai i sigurisë dhe zbulimit të kriminalitetit.

Se si garantohet kjo ne realitet, keta askush nuk mund ta thote, pavarësisht se ligji parashikon masa shtrenguese per abuzuesit, por kush garanton keqperdorimin e regjistrimit, transferimin e te dhenave te nje subjekt i paautorizuar apo daljen e informacione per synime te tjera, keto ende mbeten pikepyetje te medha. / Top Channel



Facebook




Lajmet kryesore

Kamerat e sigurisë në Shqipëri Rreziku i rikthimit të vizave
Fajon: Rritet numri i azilkërkuesve, qeveria të marre masa  
Fushë Krujë, sërish tritol komisariatit
Kore, kapiteni i tragetit kërkon falje
Çmimi i Kinës, Hamilton në pole-in e tretë
BSH: Rikthehet optimizmi në ekonomi
“Të shqyrtohen 100 vendime gjyqësore”
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Statusi, Akuzat për ushtrinë, Eksplozivi, Irani, Turizmi, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.