Raporti vjetor i analizës së Policisë së Shtetit ka evidentuar sërish
një numër të lartë vrasjesh, 125 të tilla për vitin 2012, si edhe një
përqindje të zbulueshmerisë me 50 për qind në krimin e vjedhjes dhe të
grabitjes me arme.

“Gjatë vitit 2012 janë evidentuar 125 vrasje me dashje dhe janë zbuluar 106 prej tyre ose 84.8 për qind. Nga 106 vrasje të zbuluara, 26 vrasje janë kryer brenda familjes, 22 në grindje të çastit, 15 për motive pasurore, 8 për motive gjakmarrje, 4 për motive hakmarrje, 1 për shkak të cilësive të vecanta dhe 30 të tjera kanë ndodhur për motive të dobëta”, tha Hysni Burgaj.

Edhe pse e sulmuar ashper ne ditet e fundit nga opozita per rritje te krimit dhe nje klime jo te qete te rendit, Policia Shqiptare ne analizen e saj, e ka konsideruar si teper te suksesshme vitin 2012. Goditja ndaj droges, bllokimi i aseteve kriminale dhe goditja e korrupsionit jane treguesit kryesorë per ministrin e Brendshem, Flamur Noka.

“Rezultatet e arritura në luftën kundër krimit, korrupsionit, pastrimit të parave, sekuestrimit të aseteve kriminale janë bilanci më i mirë me të cilin ju prezantoheni sot”, tha Noka.

Prokurori i Pergjithshem tha se policia ka bere hapa perpara dhe se kerkon bashkëpunim me tej me te, ndersa Avokati i Popullit vleresoi rritjen e bashkëpunimit te policisë me shoqerine civile dhe permiresimin e etikes.

Top Channel