13:00 Film "Shanghai"
15:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
“EULEX” zvarrit rastin “Kleçka”
01/02/2013 20:10

Brenda pak muajve, “Eulex”-i ka zëvendësuar pesë gjyqtarë, të cilët do të punonin për çështjet në të cilat është i akuzuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.

Fillimisht, Kolegji i Gjykates Supreme, pas ankesës së prokurorisë ka përjashtuar trupin gjykues prej tre anëtarëve i cili kishte marre vendimin për lirimin e Fatmir Limajt dhe të tjerët nga akuzat për krime lufte në maj të vitit 2012.

Kjo ka pasuar zëvendësimin edhe të dy gjyqtarëve të tjerë, njëri i cili mori vendim për caktimin e masës së paraburgimit dhe tjetri për vazhdimin e saj deri me 24 shkurt.

Edhe arsyetimi për shtyrjen e seancës fillestare në rastin e Ministrisë së Transportit bëhet për shkak të zëvendësimit të gjyqtarit Vitor Hugo Pardal.

Në shkresën e “Eulex”-it, dërguar palëve thuhet se ata do te njoftohen me kohe rreth perberjes se re te trupit gjykues dhe orarin per seancen fillestare.

Kjo situatë bën që shqyrtimi kryesor në rastin “Kleçka” të vonohet ndërkaq deputeti Fatmir Limaj rrezikon të mbetet në burg edhe për tre muaj të tjerë.

Avokati Tomë Gashi tha se ndërrimi i pesë gjyqtarëve në faza të ndryshme tregon se “Eulex”-i nuk dëshiron të punoje në këto procese duke bërë shkelje të të drejtave të njeriut.

“As “Eulex”-i, as askush tjetër nuk ka të drejtë që të mbajë me muaj të tërë në paraburgim. Kjo është e rregulluar me dispozita ndërkombëtare për një gjykim të drejtë dhe me njoftimin e fundit që kemi marrë, me trupin gjykues që nuk është caktuar ende dhe duke llogaritur datat e lira, kjo çështje mund të shqyrtohen në data midis prillit dhe dhjetorit. Hipotetikisht, Limaj do të mbetet edhe për të paktën tre muaj të tjerë në burg dhe kjo është një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut”, deklaroi Tomë Gashi, avokati mbrojtës.

Në një komunikim nëpërmjet internetit, “Eulex”-i nuk shpjegoi arsyet e zëvendësimit të gjyqtarëve e as për zvarritjen e fillimit të shqyrtimit kryesor në rastin “Kleçka”.

Megjithatë, paralajmëron se procesi do të nisë sapo avokatët të kthejnë përgjigje për datat e tyre në dispozicion.

Limaj dhe të tjerët akuzohen se gjatë vitit 1999 kanë kryer krime ndaj civilëve serbë e shqiptarë në shtabin e UÇK-së në Kleçkë. Rasti u kthye ne rigjykim pas ankeses së prokurorit të rastit ku Gjykata Supreme vendosi gjithashtu që provat e dëshmitarit IKS të shpallen të pranueshme. / Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
Reshjet, përmbyten komunat e Prishtinës
Reshjet e shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar vërshime në disa nga fshatrat e komunës së Prishtinës. Fshatrat e përmbytur janë Llukar, Makoc, Mramor, Bërnicë, Keqekollë dhe Prugoc.
EULEX, mandat edhe për 2 vjet
Zgjatja e misionit të EULEX-it edhe për një periudhë 2 vjeçare, por edhe aktualiteti në lidhje me Gjykatën Speciale që do të krijohet dhe mandati i saj është kryefjalë në Prishtinë.
Ekonomia informale në Kosovë
“Ekonomia informale, strategjia dhe lufta kundër saj” ishte tema që bashkoi pjesëtarë të shoqërisë civile, përfaqësues biznesesh dhe drejtues institucionesh në një tryezë diskutimi.
Gjykata, Ashton i përgjigjet Jahjagës
Në përgjigjen që shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton i ka kthyer presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, nuk jepet një kohë e përcaktuar për përfundimin e misionit të Gjykatës Speciale për krimet e luftës.
Kosova ndryshon ligjet e drejtësisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e ndryshimeve ligjore që i hap rrugë vazhdimit të misionit të EULEX-it edhe për dy vitet e ardhshme. Kabineti qeveritar ka miratuar ndryshimet e nevojshme në të gjitha ligjet e fushës së drejtësisë, ku duhet të parashihet roli dhe përgjegjësia e zyrtarëve të EULEX-it në institucionet e drejtësisë.


Lajmet kryesore

“EULEX” zvarrit rastin “Kleçka” Shqiptarët, në vend të parë për azil
FRONTEX: 1.035 kërkesa gjatë shkurtit, ua kalojnë serbëve
Të krishterët festojnë Pashkët
Komision hetimor për “ushtrinë”
Fushë Krujë, pranga autorëve të tritolit
“Duhet politikë e dyerve të hapura”
PS: Reformat ekonomike po japin efektet
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Akuzat për ushtrinë, Eksplozivi, Statusi, Reforma territoriale, Turizmi, Irani
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.