09:35 Top Show R
11:25 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Elbasan, jeta mes ujërave të zeza
06/02/2013

Qindra banorë të lagjes "5 maji" në qytetin e Elbasanit prej më shumë se 10 vjet jetojnë mes ujërave të zeza. E ndërtuar si zonë informale pas viteve '90, në një pjesë të mirë të saj nuk është bërë asnjë ndërhyrje për rehabilitimin e ujërave të zeza.

Kanalet e hapura ne mes te rruges shpesh behen burim epidemisht, por edhe rrezik per jeten e femijeve ne rastet kur jane te tejmbushura. Por situata ne kete zone behet edhe me alarmante kur ka reshje pasi kanalet mbushen dhe uji vershon ne banesa. Banoret shprehen se prej 12 vitesh po jetojne me ujerat e zeza ne shtepi.

Me justifikimin se me pare duhet te kryhet legalizimi dhe me pas urbanizimin i zonave informale, ne kete lagje prej vitesh nuk eshte nderhyre. Bashkia e Elbasanit gjate nismes se saj te pervitshme "Buxhetimi me pjesemarrje", ne takimet me qytetaret, e ka cilesuar problem urgjet rehabilitimin e ujerave te zeza ne kete zone. Mbetet te presim miratimin e buxhetit te vitit 2013 per te mesuar nese kjo lagje do te perfshihet ne investimet.

Gjirokastër, mbetjet urbane hidhen në lagjet e qytetit

Mijëra tonelata mbetje urbane dhe inerte derdhen cdo ditë në përrenjtë e lagjeve të sipërme të qytetit të Gjirokastrës. Lagjja Dunavat, e vendosur në skajin e sipërm të qytetit në një lartësi 460 metra duket e harruar prej shërbimeve komunale.

Këtu mungojnë koshat e mbeturinave dhe mundësia që teknikisht ato të pastrohen. Lagjja me një bukuri të rrallë natyrore dhe arkitekturore prej të paktën 15 vitesh gjendet e rrethuar nga mbeturinat. Mbetjet po dëmtojnë përvec shëndetit të banorëve edhe imazhin turistik të kësaj pjese të qytetit.

Nga ana tjetër bashkia e qytetit pretendon se nuk është në gjendje të marrë kontrollin mbi këtë zonë. Ndotja që ka tejkaluar cdo normë të pranueshme kërkon sipas autoriteteve masa shtrënguese, gjobitje të banorëve por edhe ndërgjegjësim.

Përrenjtë që përfaqësojnë thyerjet më interesante në relievin e qytetit grumbullojnë sot mijëra tonelata mbeturinash shumëvjecare.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Pronat, 23 vite konflikte
Konflikti për pronën është një nga më të përgjakshmit sot në Shqipëri. Në 20 vitet e fundit nga të dhënat e bëra publike raportohet se janë vrarë për cështje pronësie rreth 8200 persona, numër i cili mund të konsiderohet një bilanc lufte.
Biznesi: Të shkrihet Apeli i Tatimeve
Biznesi kërkon shkrirjen e Drejtorisë së Apelimit tek tatimet, pasi gjykon se kjo strukturë nuk zgjidh çështjet e adresuara nga tatimpaguesit.
Vlorë, vritet me thikë 48-vjeçari
Një 48-vjeçar, baba i dy vajzave është vrarë me thikë nga fqinji i tij 23-vjeçar.
Pogradec, INUK shkatërron ndërtimet pa leje
Ne diten e dyte te tij aksioni per prishjen e ndertimeve pa leje buze liqenit te Pogradecit ka vijuar duke u shoqeruar edhe me kontestimin e pronareve te disa prej tyre.
Hetime për bllokimin e turistëve
Pas kërkesës që bëri Drejtori i Emergjencës Civile Shemsi Prençi, që ndaj Drejtorisë së Rrugëve Rurale Shkodër të nisin hetimet për shpërdorim detyre sepse lanë të bllokuar në borë 11 turistë francezë në zonën turistike të Thethit, policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lire.


Lajmet kryesore

Elbasan, jeta mes ujërave të zeza
Gjin Gjoni mashtroi për pasurinë
Kallëzimi i ILKPD: Mbi 1.8 milionë euro te padeklaruara
Korrupsioni, akuza për Argita Berishën
Thellohet hendeku Qeveri-President
Athina dorëzon zemrën e Karelit
Ambasadorët mbështesin reformën
Llalla: Pajisjet e përgjimit i kemi me qira
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Vrasje, Aksidente rrugore, Akuzat për ushtrinë, Siria, Reforma territoriale, Vrasja ne burg, SHISH
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.