Të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare në Kaliforni, një viktimë dhe gjashtë të plagosur, tre prej tyre në gjendje të rëndë SHBA ka ashpërsuar sanksionet ekzistuese ndaj Iranit, në përpjekje për të nxitur Teheranin të braktisë programin e saj të armëve bërthamore.
Masat e reja kufizojnë aksesin e Iranit në të ardhurat vetiake nga nafta, por përfshijnë gjithashtu edhe kufizime financiare ndaj medias shtetërore të Iranit.
Sanksionet marrin efekt pas kalimit të një ligji në Kongres, rreth 6 muaj më parë.
Bisedime ndërkombëtare mbi programin bërthamor të Iranit do të mbahen më vonë gjatë këtij muaji.
Të ardhurat, që do të sigurojë tashmë Irani nga shitja e naftës drejt 9 blerësve potencialë, përfshi këtu Kinën, Indinë dhe Turqinë, do të kreditohen në një llogari bankare në këto vende, duke mos u riatdhesuar në Iran.
Nën këto sanksione, paratë mund të përdoren nga Irani vetëm për blerjen e të mirave nga këto vende.
Institucionet financiare, që kryejnë marrëdhënie biznesi me Iranin, e dinë se rrezikojnë të ndëshkohen nga sistemi financiar amerikan, nëse thyejnë ndonjë nga këto rregulla strikte të reja.
Thesari i shtetit amerikan bëri të ditur se sanksionet e reja kanë bllokuar efektivisht të ardhurat iraniane nga nafta përtej detit.
Thesari, i cili drejtohet nga sekretari David Cohen, bëri të ditur se SHBA do të vazhdojë të forcojë kufizimet “për sa kohë që Irani do të vazhdojë të mos zgjidhë shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar, në lidhje me programin e tij nuklear”.
Top Channel