Gjykata: Deklarata e SHBA, ndërhyrje

08/02/2013 00:00

Sikur të mos mjaftonte vendimi, në polemikat e forta për 21 janarin si
rrallëherë është përfshirë edhe vetë Gjykata e Tiranës. Madje, gjykata
ka hyre në një debat që mund të konsiderohet edhe politik me ambasadën
amerkane në Tiranë.

Pas deklaratës së fortë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendimin që i dha pafajësi të akuzuarve për ngjarjen e 21 janarit të premten reagoi Gjykata e Tiranës. Në një njoftim për shtyp të shpërndarë të premten në mengjes, Gjykata e Tiranës thotë se deklarata e Ambasadës Amerikane është shqetësuese dhe ndërhyn në procesin e rregullt ligjor, nëpërmjet komenteve mbi një çështje përpara zbardhjes së vendimit nga trupi gjykues, si edhe përpara qëndrimit të Prokurorise mbi hapat e mundshme.

“Ne perceptimin e Gjykates se Tiranes, deklarata te tilla mund te jene paragjykuese ndaj ketij procesi qe kjo gjykate e konsideron te drejte ligjore dhe te paanshme”, thuhet ne njoftim. Gjykata e Tiranes kembengul se vendimi i dhene per procesin e 21 janarit nje dite me pare ishte i drejte, ne perputhje me Kodin e procedures penale te Republikes se Shqiperise dhe se do te zbardhet brenda afatit lifgjor.

Ajo thote se i takon Prokurorise se cfare hapash ligjore do te ndermarrë lidhur me kete vendim, ndersa ben thirje qe te shmanget cdo qendrim paragjykues ndaj saj dhe ndaj punes e misionit te gjykates ne pergjithesi.

Pas vendimit te së enjtes të Gjykates, ambasada amerikane u shpreh e tronditur nga vendimi per pafajesi per te akuzuarit per vrasjen e protestuesve. Teksa ka nenvizuar ndihmen e dhene me ekspertizen e FBI-se, Shtetet e Bashkuara, ne menyre te drejtperdrejte kane deklaruar se ky vendim ka minuar besimin në aftësinë dhe vullnetin e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente.

Top Channel