“Një figurë balancuese”/ Dan Caine, zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane që shmang përplasjet publike me Trump dhe planifikon me kujdes veprimet ndaj Iranit Ministrat francezë po zhvillojnë bisedime me aktoret kryesore të
industrisë së mishit, në kohën kur skandali i mishit të kalit ka
përfshirë 16 vende. Shtatë zinxhirë supermarketesh ne Francë; Osho,
(Auchan) Kazino, Karrfur, Kora, Monopri, Grand Zhyri dhe Pikar tërhoqen
paketimet të prodhuara nga Findus dhe Comigel.
Vendimi i tyre vjen pas zbulimit se etiketa e ushqimeve te shituara në Europë dhe Britaninë e Madhe kishte te shkruar mish kau, ndersa permbatja e tyre ishte nga 60%- 100 % mish kali. Por një nga shqetesimet me te medha eshte se ilacet e perdorura për trajtimin e kuajve mund te demtojne shendetin e njerezve. Qeveria franceze ka nisur hetimet si dhe vendosjen e sanksioneve te forta per te ndeshkuar pergjegjesit.
Ministri i Jashtem francez, Lorën Fabius tha: “Jo vetem qe duhet nje hetim, por edhe sanksione. Eshte e tmerrshme. Le te imagjinojne nje familje qe flet per kete ceshtje perreth tryezes dhe te thote: “sa e shpifur”, sepse konsumatoret nuk jane pergjegjes per kete. Ata blenë një produkt dhe u është dhënë një mish i keq, nese e kam kuptuar drejte. Ka njerez qe nxjerrin perfitime nga kjo…”.
Ministri francez i Ushqimit, Guljem Garo u garantoi konsumatoreve se te gjithe produktet jane terhequr nga tregjet. Hetimet e para nga zyrtaret franceze treguan se firma Puzhol e bleu mishin e ngrire nga nje firme qipriote.
Poujol furnizoi edhe nje fabrike ne Luksemburg, ne pronesi te Comigel. Mishi me pas u shit nga Findus, i cili deklarua se ishte mashtruar nga nje furnitor rumun.Rumania po heton pretendimet se nje prej thertoreve eshte pergjegjese per skandalin. Në Britanine e Madhe, sekretari i mjedisit Ouen Paterson do t’u raportoje deputeteve për zhvillimet e fundit mbi skandalin. Muajin e kaluar, inspektoret irlandezë te ushqimit deklaruan se kishin zbuluar mish kali ne disa supermarket perfshire Lidl dhe Tesco.
Top Channel