Me ftesë nga Kongresi Amerikan, kryetari i Partisë Republikane Fatmir
Mediu dhe deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri moren pjese ne mengjesin e
lutjeve, nje ceremoni tradicionale, ku pervec personaliteteve boterore,
moren pjese edhe presidenti Barack Obama, zevendespresidenti Joe Biden
dhe sekretari i shtetit, John Kerry.

Ne mesazhin e tij, presidenti Obama theksoi nevojen e bashkepunimit te politikes ne sherbim te qellimeve te medha per njerezit, qe, veçanerisht ne keto momente, presin nga politika jo konfliktualitet, por komunikim per zgjidhje te perbashketa.

Gjate qendrimit ne Shtetet e Bashkuara, deputetet Mediu dhe Tahiri takuan disa nga kongresmenet dhe senatoret me me influence ne politikat e Washingtonit.

Ne takimin me kryetarin e Komisionit per Europen, Dana Rohrabaher, zoti Mediu e njohu kongresmenin amerikan me situaten lidhur me integrimin europian, si dhe ate qe e quajti “pengese te vazhdueshme qe opozita i ka bere ketij procesi kombetar, duke mos votuar tre ligjet e kerkuara nga Bashkimi Europian”.

Gjate takimit me kryetarin e Komitetit per Europen ne Kongres, deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri i dorezoi  rezoluten çame dhe e njohu ate me kerkesat e kesaj rezolute. Si ne takimin me Kryetarin e Komitetit per Europen, ashtu edhe ne takimin me kongresmenin Aderholt, zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te OSBE-se, zoti Mediu paraqiti kerkesen e Kryeministrit Berisha per pjesemarrje sa me te madhe me vezhgues ne zgjedhje nga Kongresi Amerikan. Kongresmeni Aderholt pritet te vizitoje Shqiperine ne maj me nje mision njohes per procesin elektoral te 23 qershorit.  

Top Channel