09:35 Top Show R
11:25 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Kërcimi i grave kundër dhunës
14/02/2013

Qindra vajza dhe gra në Shqipëri i jane bashkuar në ditën e të dashuruarve nismës botërore "Ngritja e një miliardëve".

Ne bulevardin "Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, qindra te rinj kane performuar nën ritmin e këngës "Break the Chain".
 
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka apeluar per ndaljen e dhunes nga femrave.

"Një miliardë gra në botë përjetojnë dhunën gjatë jetës së tyre. Një miliard gra që dhunohen është një barbari, një miliard gra që ngrihen është një revolucion. Cdo grua, cdo nënë sot këtu ua kujton të gjithë forcë, që secila prej nesh ka brenda vetes për të bërë ndryshimin. Të gjitha bashkë jemi ngritur për jetën, për dashurinë në ditën e dashurisë", u shpreh Topalli.

Prane Amfiteatrit te Liqenit Artificial,përfaqësues të shoqërise civile, nën të njëjtët tinguj dhe performance kanë theksuar se një në tre gra dhunohet dhe vetëm gjatë 40 viteve të fundit janë vrarë 40 gra.

"Eshtë një aktivitet mbarëbotëror. Eshtë një aktivitet kundër dhunës në familje. Mesazhi në këtë ditë është gjithcka kundër dhunës në familje dhe sidomos kundër vrasjes së grave. Në Shqipëri po e bëjmë këtë protestë kundër vrasjes së 40 grave për dy vitet e fundit", u shpreh Mirela Arqimandriu, përfaqësuese e shoqërisë civile.

“Rebelimi” i grave duke kërcyer

Gratë në të gjithë globin u bashkuan të enjten në një apel paqesor kundër dhunës, në fushatën botërore: “One billion rising” (Ngritja e një miliardeve).

Aktiviste nga 203 vende, pjesë e mbi 13 mije organizatave kërcyen në cdo cep të botës. Ne Bangladesh, te pakten 1000 gra qe i mbijetuan sulmeve me acid dolen ne Daka, duke formuar nje zinxhir njerezor, ne Afganistan mbi 100 burra dhe gra marshuan ne Kabul, kryeqytetin e Afganistan dhe bene thirrje per t'i dhene fund dhunes; apo vdekje cdo armiku te te drejtave te njeriut. Ne Melburn te Australise u mblodhen mbi 2000 gra dhe vajzave ne kercimin kunder dhunes. Po keshtu, ne Singapor, mijera dolen ne rruget e Maniles ne Filipine, dhjetera mijera në Indi. Deri ne fund te dites, marshime dhe kercime do te jene zhvilluar ne Afrike, Lindjen e Mesme apo Amerike. Ne Nju Jork jane planifikuar mbi 40 evenimente.

Boshti kryesor i fushatës ishte; thyerja e zinxhireve dhe rregullave, ngritja e vetebesimit dhe dinjitetit, forca per te mos u mposhtuar nga dhuna verbale apo fizike dhe kjo sepse; “grate jane krijesat me te bukura”.

Ka statistika qe tregojne fakte alarmante, nje ne tre gra, qe do te thote nje miliarde, jane rrahur apo perdhunuar ne jeten e tyre. Ky film i shkurter i fushates nis me gjymtimin e organit seksual te nje vajze ne Afrike, nje zakon qe qendron ne strukturen patriarkale te shoqerise dhe vazhdon me abuzimin në punë, dhunën në familje, ngacmimin seksual dhe perdhunimin.

Gruaja sado te mbaje shenjat e dhunes edhe kur në fytyre nuk i dallohen dot tiparet, ka force per t'u lutur, per ta rifilluar. Nje energji qe dritheron tokën.

Forca e tyre, qofshin pjesetare te fiseve apo shoqerive moderne, te bardha apo me ngjyre, kane ritmin brenda tyre, dinë të kërcëjne dhe ti japin jetes buzeqeshjen

Megjithese kjo dite nuk do te ndaloje dhunen e e burrave kunder grave, por mesazhi eshte nje histori e re ajo e nje zeri te vetem.Fushata e ndermarre nga Eve Ensler, autore e monologjeve te vagines dhe organizates se saj V-day, si nje levizje feministe. Shumekush mund te pyes nese ajo mundi te bashkoje nje miliarde gra, si nje cunam boteror, cfare mund te ndodhe me pas?
 

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Aktualitet
Pronat, 23 vite konflikte
Konflikti për pronën është një nga më të përgjakshmit sot në Shqipëri. Në 20 vitet e fundit nga të dhënat e bëra publike raportohet se janë vrarë për cështje pronësie rreth 8200 persona, numër i cili mund të konsiderohet një bilanc lufte.
Biznesi: Të shkrihet Apeli i Tatimeve
Biznesi kërkon shkrirjen e Drejtorisë së Apelimit tek tatimet, pasi gjykon se kjo strukturë nuk zgjidh çështjet e adresuara nga tatimpaguesit.
Vlorë, vritet me thikë 48-vjeçari
Një 48-vjeçar, baba i dy vajzave është vrarë me thikë nga fqinji i tij 23-vjeçar.
Pogradec, INUK shkatërron ndërtimet pa leje
Ne diten e dyte te tij aksioni per prishjen e ndertimeve pa leje buze liqenit te Pogradecit ka vijuar duke u shoqeruar edhe me kontestimin e pronareve te disa prej tyre.
Hetime për bllokimin e turistëve
Pas kërkesës që bëri Drejtori i Emergjencës Civile Shemsi Prençi, që ndaj Drejtorisë së Rrugëve Rurale Shkodër të nisin hetimet për shpërdorim detyre sepse lanë të bllokuar në borë 11 turistë francezë në zonën turistike të Thethit, policia e Shkodrës ka nisur procedimin penal në gjendje të lire.


Lajmet kryesore

Kërcimi i grave kundër dhunës
Gjin Gjoni mashtroi për pasurinë
Kallëzimi i ILKPD: Mbi 1.8 milionë euro te padeklaruara
Korrupsioni, akuza për Argita Berishën
Thellohet hendeku Qeveri-President
Athina dorëzon zemrën e Karelit
Ambasadorët mbështesin reformën
Llalla: Pajisjet e përgjimit i kemi me qira
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Vrasje, Aksidente rrugore, Akuzat për ushtrinë, Siria, Reforma territoriale, Vrasja ne burg, SHISH
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.