Kërkimi i eshtrave greke

15/02/2013 00:00

Komuna Pojan në rrethin e Korçës ka refuzuar kërkesën e ministrisë për
vënien në zbatim të marrëveshjes dy shtetërore Shqipëri-Greqi për
kërkimin,identifikimin dhe zhvarrimin e ushtarëve grekë të rënë në
Luftën e Dytë Botërore.

Kjo komunë në të cilën ishte planifikuar gërmimi në një pikë i është përgjigjur negativisht kërkesës së Ministrisë së Brendshme duke sqaruar se në këtë zonë nuk është zhvilluar luftë dhe për rrjedhojë nuk ka pasur viktima dhe as varreza të ushtarëve grek.

Sipas kreut të komunës banorët dhe historianët e mohojnë mundësinë që atje të ketë varreza greke ndaj dhe komuna nuk ka pranuar që në fshat të ketë gërmime.

Komuna e Pojanit është njësia e parë vendore në të gjithë rrethin e Korçës, e cila mbështetur në versionin e banorëve dhe historianëve tanë ka refuzuar zhvillimin e gërmimeve nga ana e pales greke.

Top Channel