03:00 Lajme e Moti
03:35 Film "Kutia"
Programi i plote
PUBLICITET
Meteori në Rusi, mbi 1200 të plagosur
16/02/2013

Janë pothuajse 1.200 të plagosurit në Rusinë Qendrore, ku rënia e një meteori bëri ndërtesat të lëkunden e xhamat e dritareve të thyhen. Pjesa më e madhe e të lënduarve në rajonin Chelyabinsk ku edhe ranë pjesët e meteorit, morën plagë nga copat e xhamave e patën shembje në trup. Të paktën 46 vetë janë shtruar në spital.

Vendasit flasin për një lëmsh të zjarrtë që la pas një fashë të përflakur në qiellin e mëngjesit, e pasuar nga një zhurmë e fortë. Trupi qiellor me peshë gati 10 tonë, sipas raporteve në media, u shpërbe në 50 km lartësi. Presidenti Vladimir Putin tha se falenderon Zotin që mbi zonat e populluara, nuk ranë copa të mëdha.

“Na duhet të analizojmë me kujdes situatën, të llogarisim dëmet e mundshme, jo vetëm përsa i takon infrastrukturës së komunikimit dhe asaj sociale, por edhe sektorit të energjisë. Është shumë e rëndësishme tani në periudhën e dimrit. Për fat të mirë, pjesët meteorike nuk kanë qenë aq të mëdha”, deklaroi Putin.

Ai premtoi ndihme te menjehershme per personat e prekur e tha se jane demtuar kopshte dhe shkolla, ndersa puna ne sipermarrjet industriale eshte nderprere. Shume femije ishin ne mesim ne momentet e renies se meteorit, qe ndodhi diku rreth ores 9 e 30, me oren lokale.

Gati 200 nga te plagosurit ishin te mitur. Nje nga fragmentet me te medha ra ne nje liqen prane Chebarkulit, nje zone jo shume e populluar. Kalimi dramatik i meteoreve u pa qarte ne Ekaterinburg, 200 km ne veri dhe ne Kazakistan, ne jug.

Autoritetet i këshilluan banorët të qëndronin në shtëpi ndersa deshmitaret okulare e pershkruan ngjarjen fillimisht si nje perzierje paniku dhe frike. Njerezit, thone ata, filluan te vraponin e te therrisnin me te madhe: "fundi i botes!``.

Filmimet amatore treguan gjurmet e tymit dhe demtimin e nje fabrike zinku, catia e se ciles u shemb nga goditjet e copezave meteorike. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Vadim Kolesnikov tha se të paktën tre vetë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, ndërsa shumica e lëndimeve ishin shkaktuar nga copat e xhamit të thyer nga shpërthimet.

Nasa kishte paralajmëruar disa dite me pare se një meteor po i afrohej Tokës dhe do të kalonte në lartësinë më të ulët ndonjëherë dhe nën orbitën e satelitëve të komunikimit. Incidentet e tilla janë sidoqofte të rralla. Një meteor mendohet të ketë shkatërruar një sipërfaqe prej më shumë se 2 mijë km katrorë në Siberi në vitin 1908.
/ Top Channel









Lajmet kryesore

Meteori në Rusi, mbi 1200 të plagosur Rrëshen, shembet tuneli i HEC-it, humbin jetën 3 punonjës
Viktmat janë punonjës të hidrocentralit të “Qafë Mollës”, mes tyre dhe një shtetas turk
Paditet nënkryetari i KLD-së, Elvis Çefa
Fullani: S’kam përgjegjësi ligjore
Meta: Grabitja nuk cënon rolin e BSH
Vjedhja në BSH, Fullani në Kuvend
PD: Rama i bën dhuratë Frrokut
Më të lexuarat
Temat e ditës
Vjedhja e Bankës, Reforma territoriale, Ukraina, Lindja e Mesme, Arsimi, Tragjedia ajrore, Kriza Financiare, Turizmi, Energjia, Reformat
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.