“Pse borxhi rrezikon Shqipërinë?”

16/02/2013 00:00

Niveli i lartë i borxhit publik është shndërruar në një nga pikat më të
nxehta të debatit politik në Shqipëri, por jo vetëm. Që prej fillimit të
krizës botërore, institucionet ndërkombëtare i kanë bërë thirrje të
vazhdueshme Qeverisë shqiptare të vërë nën kontroll financat publike.

Indermit Gill, kryeekonomisti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë, në një interistë për Top Channel, sqaron arsyet se pse borxhi mbi 63 për qind e Prodhimit Kombëtar është i rrezikshëm për Shqipërinë.

Indermit Gill: Shikoni nuk eshte Qeveria qe percakton se kush eshte niveli optimal i borxhit dhe nuk eshte as Banka Boterore apo FMN. Ai qe vendos eshte tregu. Sepse eshte tregu ai qe i jep keto para borxh. Dhe menyra per te pare nese nje vend ka apo jo borxh te larte eshte te shohesh kur tregu fillon te shqetesohet dhe thote dakord, une do t’i jap keto para, por jo me afat të gjatë maturimi. Une do t’i jap keto para por me norma te larta interesi. Dhe kur nje vend sheh qe interesat te borxhit po rriten dhe afatet e maturimit po ulen, atehere ky vend ka arritur nje nivel borxhi te larte, qe nuk eshte i qendrueshem. Pergjithesisht sa me te uleta te ardhurat per fryme te nje vendi dhe sa me te pazhvilluara institucionet e tij, aq me i ulet eshte niveli optimal i borxhit. Zakonisht ne themi se per vendet me te ardhura te larta, borxhi 60 per qind, eshte nje mase e mire ku duhet te fillosh te shqetesohesh. Por per vendet me te ardhura te mesme si shqiperia ky nivel eshte rreth 40 per qind.

Top Channel
: Ka nje debat se cila do te ishte rruga me e mire per Shqiperine qe te ule borxhin e saj. Disa eksperte madje dhe FMN kane keshilluar te shikohet dhe kahu i te ardhurave, pra rritje e taksave. Te tjere thone se rruga me e mire do ishte shkurtimi i shpenzimeve. Cila do te ishte keshilla juaj?

Indermit Gill
: Menyra me e mire do ishte te shihej eksperienca e vendeve qe e kane bere kete me pare, si Turqia, Bullgaria apo dhe ndonje tjeter. Ne rastin e Turqise borxhi u ul nga 80 ne 40 per qind. Si ja arriten? Ka tre gjera. E para edhe me e rendesishmja eshte rritja ekonomike. E dyta eshte se keto vende kane patur forcim te monedhes qe ka ulur borxhin e jashtem. E treta eshte se te gjitha kane patur suficit primar, pra kane shpenzuar me pak se sa te ardhurat qe kane mbledhur. Pyetja kyç ketu ka te beje me kohen. Cilat jane masat e menjehershme. Receta me e mire jane politikat e orientuara nga rritja ekonomike qe nuk kerkojne shpenzime publike shtese. Dhe ka shume gjera te tilla qe Shqiperia mund dhe duhet t’i beje menjehere. Mund te beje gjerat me te lehta per biznesin qe te investoje. Të lehtësojë regjistrimin e pronave, pagesen e taksave nje element ne te cilin Shqiperia renditet nder vendet e fundit ne bote. Po keshtu permiresimi i furnizmimit me energji apo lehtesimi i lejeve te ndertimit. Qeveria eshte duke ndermarre disa nga keto reforma por nese do te bente me shume do te perfitonte me shume. Elementi i dyte do ishte te behej me e lehte per te eksportuar.

Top Channel
: Pse mendoni se rritja e eksporteve do ishte nje rruge e mire per te patur nje rritje me te larte ekonomike?  

Indermit Gill: Shqiperia ka akses ne te gjithe tregun europian. Eshte nje treg 14 trilionë dollare. Eshte me mire per ju qe te aksesoni kete treg se sa te shikoni tregun e brendshem per rritje ekonomike. Po te shikoni eksperiencen e vendeve me te sukseshme sidomos ne Europen qendrore, ato kane nje tregues eksportesh mbi 50 per qind të prodhimit kombëtar. Shqiperia filloi nga nje baze shume e ulet. Ne 2004 eksportet ishin rreth 22 per qind. Sot ato jane afer 35 per qind. Por per nje vend te vogel si ju, ky tregues duhet te jete absolutisht mbi 50 per qind, edhe 70 per qind. Une mendoj se per Shqiperinë kjo eshte rruga me e mire per te patur rritje ekonomike dhe menyra me e mire per te stimuluar eksportet eshte te siguroheni qe ketu te kete nje ambient shume mikprites per investimet e huaja.   

Top Channel