00:15 Lajme e Moti
00:50 Select
Programi i plote
PUBLICITET
Inaugurohet Qendra e të Dhënave Qeveritare
18/02/2013

Për inaugurimin e Qendrës së të Dhënave Qeveritare, Kryeministri Sali Berisha nuk kishte nevojë as për shirit dhe as për gërshërë.

Me klikimin e një ikone në kompjuter ai vuri në përdorim një sistem gjigant elektronik, që përmban dhe kontrollon cdo informacion elektronik nga disa dhjetera agjensi qeveritare.  

Fjalori i teknologjise se informacionit eshte i veshtire per t'u kuptuar, por ndikimi direkt i kesaj qendre lidhet me uljen e shpenzimeve publike per investime dhe mirembajtjes se infrastruktures se teknologjise se informacionit ne administrate, pasi e perqendron kete sherbim ne nje qender te vetme.  

“Po të bëni neurofizioligji do të shihni skema të ngjashme të trafikut të impulseve në tru, ndaj edhe kjo në njëfarë mënyre përbën dhe  trurin dixhital të Qeverisë dhe të qeverisjes, të shtetit në tërësi”, tha Berisha.

Qendra e te Dhenave Qeveritare gjithashtu garanton kushtet maksimale te sigurise dhe cilesise se informacionit, si dhe, nepermjet asaj qe quhet reja elektronike qeveritare, lehtesohet aksesi dhe nderveprimi i menjehershem mes insitucioneve dhe agjensive shteterore. Si rregull, kjo redukton kostot, rrit eficencen e sherbimeve te Qeverise ndaj qytetareve dhe rrit transparencen, duke ulur mundesite per korrupsionin e zyrtareve.

Sistemi, gjithashtu, tregon pershembull edhe tentativat per nderhyrje nga jashte dhe deri tani, sipas Kryeministrit Berisha kane deshtuar te gjitha tentativat e hakersave per nderhyrje ne sistemet elektronike qeveritare.

Kryeministri Berisha e konsideron Qendren e te Dhenave Qeveritare nje hap madhor ne projektin e Shqiperise dixhitale dhe premtoi se Qeveria se shpejti do te marre vendime qe ofrojne sherbimin elektronik nepermjet telefonave celulare.

“Horizonti i ardhshëm do të jetë M-Albania, Shqipëria Mobile. Do të bëjmë gjithcka që qytetarët shqiptarë nga telefoni i tyre celular, të mund të marrin të gjitha të dhënat dhe shërbimet e këtij shteti”, tha Berisha.

Ne baze te funksionimit te sherbimeve elektronike qendron interneti dhe sipas kryeministrit Berisha, per shkak te venies ne funksionim te fibrave optike, çmimi i internetit i ofruar nga kompanite celulare pritet te bjere ndjeshem.

Zhvillimi dixhital, PS: Të fundit në rajon

Pas deklaratave të Kryeministrit, Partia Socialiste deklaroi se Shqiperia eshte vendi i fundit ne rajon per zhvillimin dixhital. Sipas selise roze, Kryeministri Berisha eshte nje shites i produkteve qe nuk ekzistojne.

"Shqipëria dixhitale është superfuqi rajonale, tha sot Kryeministri ynë, i cili fatkeqësisht ngjan përditë e më shumë si shitës produktesh që nuk ekzistojnë. Shqipëria në fakt është vendi i fundit në rajon, sipas Bashkimi Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve, organizmi më serioz në botë që vlerëson arritjet dixhitale. Ecuria e Shqipërisë dixhitale për ne nuk matet me sa 'like' merr në Facebook Kryeministri, por me sa fëmijë dhe prindër të varfër kapërcejnë pengesat ekonomike dhe gjeografike në rrugën drejt shkollës apo spitalit, sa qytetarë e marrin në afatet ligjore përgjigjen që kërkojnë në cdo zyrë të shtetit, nocione që për Kryeministrin dhe Qeverinë e tij të rrënimit të vazhdueshëm janë absolutisht të pakuptueshme", tha Milena Harito.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Zv.kryeministri turk në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama prit sot në takim Zëvendëskryeministrin e Turqisë, Emrullah Isler, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë.
PD: Rama-Meta po sulmojnë Presidentin
Partia Demokratike akuzoi Kryeministrin Rama dhe kryetarin e Parlamentit Meta se po sulmojnë Presidentin Nishani, duke i hequr kompetencën e emërimit të kreut të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, për ta mbajtur këtë institucion nën kontrollin e tyre.
Rama: Legalizimet falas, realitet
Kryeministri Edi Rama theksoi në Korçë se qeveria do të ndryshojë balancat e krijuara në procesin e legalizimeve, duke përmbysur raportin e zhdrejtë aktual  me vetëm 5 përqind të banesave të legalizuara dhe pjesës tjetër që vazhdonte të qendronte peng i premtimeve boshe.
Hetim akuzave për trafik droge
Në një kohë kur opozita pretendon se ka fakte për përfshirje të Forcave të Armatosura në trafik droge, por që ende nuk i ka bërë ato publike, mazhoranca propozon ngritjen e një Komisioni Hetimor parlamentar.
“Të shqyrtohen 100 vendime gjyqësore”
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka dërguar sërish një letër Presidentit të Republikës, ku i kërkon shqyrtimin e më shumë se 100 vendimeve gjyqësore, të cilat kanë liruar nga akuzat persona me rrezikshmëri për rendin dhe sigurinë publike në vend.


Lajmet kryesore

Inaugurohet Qendra e të Dhënave Qeveritare	
Hetim akuzave për trafik droge
PS-LSI kërkesë për Komision Parlamentar: Të zbardhet e vërteta
Rama: Legalizimet falas, realitet
Shqiptarët, në vend të parë për azil
Të krishterët festojnë Pashkët
PD: Rama-Meta po sulmojnë Presidentin
Debati me biznesin farmaceutik
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Eksplozivi, Akuzat për ushtrinë, Statusi, Turizmi, Irani, Reforma territoriale
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.