09:32 Top Show R
11:27 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Plani i ri Urbanistik i Tiranës
20/02/2013

Kryetari i Grupit të Punës për Infrastrukturën në Partinë Socialiste Artan Lame ka denoncuar shkatërrimin e një tjetër hapësire të gjelbër nga Bashkia e Tiranës.

Sipas tij Plani i ri Rregullues e konsideron zonë në zhvillim pjesën e Parkut Kombëtar mbi Universitetin Politeknik.

"Pjesa e Parkut të Liqenit, midis Universitetit dhe Gardës së Republikën, në hartën numër 39 të planit Basha-Malltezi parashikohet shkëputja nga parku dhe kthimi në zonë zhvillimi. Në rregulloren shoqëruese, faqe 135 shkruhet thatë: 'Shërbime publike, rizhvillim'. Si duket nuk kanë patur kohë të bëjnë pazarin, por thjesht e kanë nxjerrë nga parku e kanë kthyer në zonë ndërtimi dhe të shohim në vijim se çfarë do të ndërtojnë në të", tha Lame.

Lame paralajmeron shkeputjen e hapesirave te tjera nga Parku Kombetar per ndertimin e perfaqesive diplomatike, per te cilat kane nisur tratativat.

"E gjithë pjesa e parkut në zonën e Varrezave të Dëshmorëve është nxjerrë jashtë kufijve parkut dhe është konsideruar si zonë miks me prioritet banim. Dhe në fakt e gjithë zona e gjelbër poshtë Varrezave e Dëshmorëve është blerë nga një përfaqësi e huaj diplomatike dhe është rrethuar për të ndërtuar rezidencën e saj. Një tjetër zonë pylli është blerë nga një tjetër përfaqësi diplomatike. Jane edhe dy përfaqësi të tjera që janë në tratativa për të blerë truall brenda parkut për të ndërtuar përfaqësitë e tyre", tha Lame.

Lame ka fajesuar kryetarin e Bashkise Lulzim Basha per aksidentet e ndodhura per shkak te kantierit te ndertimit te ngirtur ne afersi te Pallatit te Brigadave,te lajmeruara me pare nga ai.

"Pasi u shkatërruar cdo gjë, u prenë me qindra pemë dhe u shkatërrua edhe një pjesë e Parkut historik të Pallatit të Brigadave, bashkë me rrethimin dhe me kullat që ishin pjesë e monumentit të kulturës aty ka disa muaj që gjithçka është braktisur. Paralajmëruam për rreziqet e aksidenteve në këtë kantier të braktisur të Bashkisë", tha Lame.
/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga politika
Vlorë, kandidati i PBK-së bashkon dy partitë
Balli Kombëtar në Qarkun e Vlorës do të kandidojë Përparim Shametin, ish-kreun e PBDKD-së, duke synuar bashkimin e votave rreth kësaj partie.
“Në selinë mavi nuk ka lider”
Nga Lezha, ku synon të marrë 5, nga 4 mandate që ka aktualisht, dhe ku kandidon edhe ish-socialisti Xhovalin Kadeli, kryeministri Sali Berisha e komentoi atmosferën e mitingjeve elektorale të Partisë Demokratike, me entuziazmin e vitit ’92.
Berisha takon shefen e ODIHR
Një javë pas vendosjes në Shqipëri të misionit të ODIHR-it, i cili do të vëzhgoje dhe do të raportojë për standardin e zgjedhjeve të 23 qershorit, shefja e misionit te ODIHR-it, Cony McCormak u takua me kryeministrin Sali Berisha.
Rama: Të sigurt në fitore
Pas mbylljes së Konventës kombëtare për programin e Partisë Socialiste, Edi Rama i është rikthyer bashkëbisedimit me qytetarët e Tiranës, duke u dhënë atyre sigurinë e fitores më 23 qershor, pavarësisht asaj që e quan përpjekje të qeverisë për vjedhjen e votës.
FRD prezanton kandidatët në Fier
Nga Fieri ku prezantoi 16 kandidatët për deputetë të Frymës së Re Demokratike, kryetari i kësaj force politike, Bamir Topi, akuzoi kryeministrin Berisha se po shfrytëzon administratën shtetërore për të mbushur sheshet e mitingjeve.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.