Vritet “lordi i drogës”?

22/02/2013 00:00

Autoritetet në Guatemalë kanë nisur kryerjen e autopsisë së dy kufomave të gjetura në kufirin me Meksikën, njëra prej të cilave dyshohet se është e “lordit të drogës”, Joaquin Guzman.

Guzman, njohur ndryshe si “El Chapo” është është pagëzuar si “Al Kapone i ri i krimit” dhe njeriu më i kërkuar në botën e trafikut të lëndëve narkotike. Ai kërkohet nga federalët amerikanë prej vitesh si truri i kalimit cdo vit të mijëra kilogram droge nga Meksika drejt SHBA.

“Mund të jetë ai”, deklaroi Ministri i Brendshëm i Guatemalës, Mauricio Lopez. Media vendase raporton se dy kufomat u gjetën në afërsi të kufirit me Meksikën.

Guzman mendohet se është vrarë gjatë një përleshje me armë mes grupeve rivale për një pazar të prishur droge.

Nëse do të vërtetohet që trupi i pajetë i përket atij, do t’i jepej fund gjuetisë disa-vjecare të autoriteteve amerikane, meksikane dhe pjesës më të madhe të vendeve amerikano-latine ndaj lordit të drogës.

Top Channel