
I jepet lamtumira e kryekomisar Dritan Lamajt. Vajza, bashkëshortja, të
afërmit, miqtë dhe kolegët e tij e përcollën në Varrezat e Dëshmorëve të
Atdheut. Kryekomisari prehet në banesën e fundit, në krah të dëshmorëve
të tjerë, për një vend të sigurt.
Në Shtëpinë Qendrore të Ushtrise, mbi arkivolin me trupin e kryekomisarit Dritan Lamaj u bënë homazhe, nga miq të tij, trupa policore dhe autoritetet e larta shtetërore. Lamaj është dëshmori më i ri i Atdheut.
Kryeministri Sali Berisha, pasi shprehu ngushellime per familjen Lamaj, tha se do mobilizohet çdo burim i shtetit shqiptar qe te kapen autoret e krimit.
“Ky akt kriminal, barbar do të marrë të gjithë ndëshimin e merituar ligjor. Qeveria do mobilizojë çdo burim, çdo mundësi që autorët e këtij akti të shëmtuar të përballen me drejtësinë dhe gjithë rreptësinë e ligjit shqiptar
Por kreu i opozites akuzon ashper Qeverine se ka tradhetuar policine. Eshte deshmia e trete uleritese,- tha Rama,- e nje domosdoshmerie per te kthyer shtetin ne krye te detyres dhe se policia po tradhetohet dhe po rrenohet dita dites.
“Jemi në një gjendje të patolerueshme, jemi në një gjendje që ka përgjegjësi, ka fajtorë dhe atyre që guxojnë dhe thonë se opozita përdor politikisht këto vrasje, ne u themi se eshte pushteti dhe politika e dështuar e pushtetit përgjegjesja kryesore për këto gjëra që po ndodhin.
Homazhe u kryen edhe nga nje pjese e mire e kabinetit qeveritar.
Pas homazheve, kreu i Frymes se Re Demokratike Bamir Topi u shpreh se, “fjalet jane te teperta sot ku ne nje frekuence te papranueshme me kohen po vijme ketu e percjellim njerez qe i kane sherbyer shtetit.
Kryekomisar Dritan Lamaj u masakrua nga bresheria e automatikeve rreth ores 18.40 minuta te se dieles. Automjeti i tij u be shoshe nga plumbat. Policia qe pas vrasjes ka shoqeruar mbi 100 persona, por ende nuk nxjerre dot asnje perfundim ne lidhje me identitetin e vrasesve, pavaresisht se e ka cilesuar ekzekutimin per shkak te detyres dhe dosja eshte marre nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Ajo ka vene ne dispozicion shifren e 100 mije dollareve, per çdo person qe jep informacion te vlefshem.
Prova me e rendesishme ne duart e Prokurorëve të Krimeve të Rënda, mbetet regjistrimi i nje kamere të një subjekti privat në afërsi të vendit të ngjarjes, e cila ka fiksuar të gjithë skenën e krimit, por për këtë policia nuk jep asnjë informacion, duke ruajtur sekret të plotë.
Kryekomisar Dritan Lamaj, 41 vjeç, me banim në Tiranë ka kryer një sërë detyrash në Policinë e Shtetit shqiptar, ndërkohe që ka një karrierë të gjatë prej 19 vjetësh në Policinë e Shtetit. Ai ka punuar me pare, si oficer dhe shef krimesh ne komisariatet e kryeqytetit, ne komisariatin e Gjirokastres, si shef i Postes Kufitare te Kakavijes, si edhe nga viti 2010 deri ne nentor te 2012 kryente funksionin e shefit te komisariat numer gjashte ne Tirane. Pasi la kete detyre, ne nentor te vitit te shkuar,Lamaj kishte denoncuar ne Prokurori se kercenohej sistematikisht me jete nga disa persona.
PS: Berisha lan duart me homazhe
Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij si përgjegjëse për situatën e rëndë të kriminalitetit që ka përfshirë vendin, duke mos kursyer as oficerët e policisë.
Në një deklaratë për mediat, Milena Harito ka deklaruar se kryeministri nuk mund të mjaftohet vetëm duke u bërë homazhe viktimave të krimit, por duhet të angazhohet seriozisht për ta luftuar atë dhe jo të sulmojë më kot opozitën.
“Sot është një ditë e rëndë. Sot u zhvilluan homazhe për drejtuesin e tretë të lartë të Policisë së Shtetit që ekzekutohet brenda 6 muajve të fundit.
Pikërisht sot ne prisnim që kryeministri i vendit të mos i lante duart me situatën kriminale në vend thjesht dhe vetëm duke shkuar për të bërë homazhe.
Por prisnim që në mbledhjen e grupit të tij parlamentar ta trajtonte këtë problem të rëndë me deputetët e tij dhe ministrat përgjegjës për situatën.
Por, ndërkohë që në Shqipëri gjendja e kriminalitetit dhe pasigurisë është e krahasueshme me një vend në gjendje lufte, kryeministri na shfaqet me broçkullat e zakonshme, duke marrë nëpër gojë opozitën dhe duke i caktuar Presidentit të Republikës dhe institucioneve të tjera të pavarura detyrat dhe objektivat për muajt e ardhshëm.
Së pari, një nga problemet që Europa ka me Shqipërinë është pikërisht ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv, qeverisë, tek pushtet e tjera të pavarura. Së dyti, qoftë Europa, qoftë SHBA si aleatët tanë, e kanë bërë të qarte se kusht për marrjen e statusit janë zgjedhjet.
Së treti, i kujtojmë kryeministrit se duke hedhur baltë mbi opozitën, as situata e krimit nuk zgjidhet, as vende pune nuk hapen dhe as shërbimi shëndetësor nuk përmirësohet.
Është ai dhe qeveria e tij, që paguhen për të qeverisur. Janë ata përgjegjës që në 8 vitet e fundit situata ka ardhur këtu ku është dhe janë ata që në 23 qershor do largohen me votën e popullit.
Me modelin tonë qeverisës, ne do t’i kthejmë dinjitetin policisë në radhë të parë. Do të bëjmë të mundur që çdo punonjës policie që do të kryejë detyrën e vet ndershmërisht të ndihet jo i braktisur, jo i përbuzur nga shteti, por i vlerësuar, i respektuar dhe sigurisht i mbrojtur në jetën e tij”, ka deklaruar Harito.
Top Channel