Pas alarmit të dhënë nga Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë në
Kosovë se disa lloje qumështi që tregtohen atje rezultojnë me ngarkesë
të lartë të aflatoksinës, në Shqipëri, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka
marrë mostra të tyre për të verifikuar alarmin e dhënë.

Sipas zyrtareve te AKU pergjigjet e analizave pritet te behen publike per konsumatorin diten e marte. Deri tani, perveç alarmit te dhene nuk ka ende nje pergjigje zyrtare mbi vertetesine e dyshimeve per mbingarkese se aflatoksines ne keto produkte.

Nga ana tjeter, vete subjektet e prekur nga keto dyshime, firmat prodhuese dhe tregtuese pretendojne se alarmi i dhene eshte nje sulm per efekt konkurrence dhe per demtimin e tyre ne treg.
 
Por çfare eshte aflatoksina? Specialistet shpjegojne se ky eshte njelloj myku qe merret nepermjet ushqimit nga lopet. Ajo permban lende toksike kancerogjene B1 dhe B2 e cila me pas shperbehet ne M1 dhe M2, po aq te demshme per organizmin e njeriut. Aflatoksina merret nga lopet permes ushqimit, kashtes se mykur dhe me pas del prej tyre si perberes ne qumesht.Semundjet kanceroze te melçise, stomakut, zorreve pra te aparatit tretes tek njerezit lidhen pikerisht me keto lende toksike.

Nese qumeshti qe prodhohet ne fermat vendase apo lenda e pare qe vjen nga jashte per ushqimine tyre permban  nje ngarkese me te larte se 5pb, atehere ajo duhet ndaluar, theksojne specialistet.

Menjehere pas berjes publike te dyshimeve, Ministria e Bujqesise deklaroi se jane marre mostra per analiza te menjehershme. Ministria e Bujqesise u shpreh se AKU ka bërë kontrolle periodike apo dhe të befasishme te prodhuesit dhe importuesit e qumështit, të cilët i nënshtrohen analizave dhe në kontrollet e bëra në të shkuarën nuk ka rezultuar përmbajtja e alfatoksinës. Çdo produkt që del nga njësitë e prodhimit në treg, apo hyn në Shqipëri nga subjekte importuese shoqërohet me çertifikatat e nevojshme veterinare, thote deklarata e ministrise se bujqesise.

Por burime jo zyrtare prane ketyre autoriteteve shprehin njekohesisht rezerva kur flitet  per kontrollet qe i behen si produkteve qe prodhohen ne vend ashtu edhe lendes se pare apo produkteve qe vijne nga jashte .Sipas tyre ne Institutin e sigurise ushqimore  behen analiza por jo ne frekuencen kohore te nevojshme, per shkak te mungeses se fondeve. Ndersa kur  produktet dalin treg ato duhet te kontrollohen nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit, i cili nuk i ben te gjitha llojet e analizave.

Gjithsesi, alarmi i dhene per momentin ka dale vetem nga Agjensia e Ushqimit dhe Veterinarise se Kosoves dhe ende nuk eshte konfirmuar edhe ne Tirane. Sipas Ministrise shqiptare te Bujqesise bllokimet e bëra nga AUV në Kosovë janë ende në procese analizimi. Ditet qe do te vijne pritet te hedhin drite perfundimisht nese qumeshti ka rezultuar i demshem, apo alarmi eshte fals.

Top Channel