00:00 Lidhje Direkte me Shtepine e BB6
01:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Rrëshqitja e dheut në Mallakastër
27/02/2013

Rrëshqitja e dheut në Mallakastër
Kryeministri Berisha urdhëroi Ministrinë e Brendëshme për marrjen e të gjitha masave lidhur me sistemimin e familjeve të dëmtuara nga shembja masive e dheut në Komunën Qendër të Mallakastrës.

Rrëshqitja e dheut është verifikuar në orët e para të mëngjesit të së martës në fshatin Ngraçie, në Mallakastër.

Autoritetet lokale njoftojnë se nga masivi i dheut janë përfshirë të paktën 12 banesa, gjashtë prej të cilave janë bërë të pabanueshme.

Autoritetet bëjnë me dije se nga rrëshqitja e dheut nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa shtojnë se po punohet për strehimin gjetkë të banorëve që u janë dëmtuar shtëpitë.

Rrëshqitja e dheut ka ardhur si pasojë e reshjeve të shumta që në ditët e fundit kanë përfshirë vendin, duke shkaktuar probleme në zona të ndryshme të vendit.

Më herët gjatë muajit një rrëshqitje e konsiderueshme toke për shkak të lagështirë dhe dëborës u verifikua në Rrugën e Kombit, ku sasi të mëdha dheu e gurësh ranë mbi shtratin e aksit Kukës-Kalimash, në afërsi të fshatit Mamëz.

Gurët dhe balta ranë mbi një pjesë rreth 70 metra të rrugës, duke ngushtuar ndjeshëm vendin për kalimin e automjeteve.

Veç kësaj, për shkak të pranisë së akullit dhe dëborës që nuk ishte pastruar në të njëjtin aks pati edhe një sërë aksidentesh me mjete që dilnin nga rruga.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga socialja
Nëna i kërkon falje fëmijëve nga burgu
Enkelejda Topi është një zonjë 38-vjeçare e cila vuan dënimin në burgun  e grave 325.
Matura shtetërore
Rreth 50 mijë të rinj do t'i nënshtrohen provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore që startojnë më 31 maj.
Për herë të parë do të vendosen zhurmues në sallat ku do të zhvillohen provimet, për të shmangur kopjo nga interneti dhe administratorët do të jenë mësues të shkollave të ndryshme.
Në tokën e errësirës
Të jetosh mes vështirësive, herë pa rruge, herë pa ujë, here mes problemeve ekonomike, duket se në disa zona është kthyer në një realitet me të cilin banorët ndeshen çdo ditë.
Fëmijët që punojnë në miniera
Plot 200 fëmijë të moshës 5 deri në 11 vjeç, janë punëtorë në miniera dhe kantiere ndërtimi. Kjo ushtri fëmijësh punon dhe gërmon çdo ditë në miniera, për t’i bërë ballë urisë së përditshme, duke rrezikuar çdo ditë edhe jetën.
Operacioni i tiroideve i dëmton zërin
Statistikat tregojnë se në SHBA, gabimet mjekësore shkaktojnë nga 44 deri në 98 mijë vdekje në vit. Përcaktimi i tyre ka krijuar shumë debate dhe diskutime, pasi ka shumë gabime, nga ato më të të voglat e deri tek më të rëndat.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.