Lewandowski nuk rinovon me Borussian

28/02/2013 15:50

Michael Zorc, drejtori sportiv i Borussia Dortmund, ka bërë të ditur se sulmuesi kryesor i ekipit, Robert Lewandowski, nuk do të rinovojë kontratën me klubin verdhezi.

“Robert Lewandowski nuk do të zgjasë kontratën e tij aktuale me Borussia Dortmund që është në fuqi deri në vitin 2014. Ai do të largohet këtë verë ose verën e ardhshme”, shpjegoi Zorc.

Gjatë këtij sezoni ka pasur zëra se futbollisti polak mund të transferohet tek Bayern Munchen apo Manchester United dhe mosrinovimi i tij mund të ketë lidhje me interesimin e këtyre klubeve të mëdha europiane.

Robert Lewandowski ka nisur aventurën e tij në futbollin gjerman në vitin 2008, i ardhur nga Lech Poznan dhe ka fituar dy kampionate dhe një Kupë të Gjermanisë me Borussia Dortmund.

Top Channel