Pas alarmit lidhur me përmbajtjen mbi normat e lejuara të BE-së së
Aflatoksinës në disa lloje qumështi të prodhuara në vend dhe atyre të
importit, Ministria e Bujqësisë qetëson konsumatorët duke deklaruar se
substanca e demshme është vërtet mbi normat e lejuara të BE-së, por larg
normave të rrezikut për shëndetin.

“Në pritje të analizave nga një laborator i akredituar në Breshia të Italisë, që është laboratori i referencës përsa i përket produkteve të qumështit në Itali, me përgjegjësi të plotë garantojmë konsumatorët shqiptarë se shëndeti i tyre nuk është aspak i rrezikuar. Nivelet e dyshuara janë shumë larg normave të rrezikut për shëndetin e tyre”, thotë Gani Moka, drejtor i Politikave të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Moka sqaroi se niveli i Aflatoksinës është i njëjtë në të gjitha llojet e qumështit të prodhuara në Ballkan, pra mbi nivelin e lejuar të Bashkimit Evropian.

“Ju informojmë se analizat paraprake na tregojnë që niveli i Aflatoksinës është pak a shumë i njejtë në të gjithë qumështit të prodhuar në të gjithë shtetet e Ballkanit, përfshirë këtu edhe Kosovën. Shkaqet e pranisë në qumësht janë të një karakteri sezonal”, theksoi Moka.

Të pyetur nga Top Channel se sa është realisht niveli i Aflatoksinës në këto lloje qumështesh, zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë sërish nuk japin asnjë përgjigje.

“Në ato lote që janë kapur me qumësht me Aflatoksinë, që dyshohen mbi normë, që edhe Instituti i Kërkimeve Veterinare të Sigurisë Ushqimore këtu në Tiranë i ka të nxjerrë po të njëjtat me atë që ka referuar Instituti i Kosovës, nuk e kemi si shifër, sepse këto janë tejet të besueshme si profesionistë, por ne presim përgjigjen nga një laborator i akredituar nga BE dhe shumë shpejt do të kemi rezultatet”, tha Moka.

PS: Qeveria të mos kujtohet kur prodhimi del në treg

Duke iu referuar problemit te cilesise se qumeshtit dhe mishit, opozita akuzon Qeverinë se duhet te beje me shume perarandalin dhe te jape alarmin kur artikujt ushqimore kane dale ne treg

“Doktori Kryeminister duhet ta dije mire se ne rastin e sigurise ushqimore dhe shendetit publik, parandalimi eshte celesi i suksesit. Por, Qeveria ne rastin konkret, mjaftohet vetem me kontrollin e produkteve ushqimore, kur ato perfundojne tek konsumatori. Nderkohe qe i gjithe zinxhiri i prodhimit te ushqimeve apo rritjes se bimeve dhe gjese se gjalle lihet totalisht jashte kontrolli, duke sjelle ne fund keto pasoja me te cilat sot na duhet te perballemi. Pasoja qe rrezikojne seriozisht shendetin e cdo shqiptari qe konsumon dhe ushqehet”, tha Ilir Beqja, sekretar për programin politik në PS.

Beqja deklaroi se kontrolli duhet te behet jo vetëm për të garantuar shëndetin e shqiptarëve por edhe për të mbrojtur mundin dhe djersën e fermerëve të cilët më shumë se gjysmën e të ardhurave e kanë nga blegtoria.

SHBA: S’ka rrezik nga qumështi shqiptar

Pas lajmeve në mediat lokale e ato ndërkombëtare mbi kontaminimin e qumështit me alfatoksinë në vende të ndryshme të Ballkanit, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka nxjerrë në faqen e saj të internetit një njoftim ku shpjegon se nuk ka informacione të cilat tregojnë se qumështi shqiptar përbën rrezik për qytetarët amerikanë.

Mbështetur në rezultatet e testeve paraprake, thuhet në njoftim, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare doli në përfundimin se niveli i aflatoksinës së gjetur në qumështin e prodhimit vendas dhe atë të importuar ishte më i lartë se ai i lejuar nga Bashkimi Europian dhe se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u ka kërkuar kompanive të tërheqin vullnetarisht produktet e pezulluara deri në mbërritjen e rezultatit të analizave përfundimtare.

Por, ndonëse nuk flet për rrezik të menjëhershëm, njoftimi në faqen e ambasadës u rekomandon qytetarëve amerikanë të shmangin, si masë paraprake, prodhimet e shënuara si shqetësuse nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit deri në mbërritjen e informacioneve të mëtejshme.

Njoftimi sqaron më tej se, niveli i lejuar i aflatoksinës në qumështin, si nga Shqipëria edhe nga blloku europian, është shumë më i ulët se pragu i lejuar në Shtetet e Bashkuara. 

Top Channel