Berisha me mësuesit: Rritje pagash dhe teknologji

02/03/2013 00:00

Ne dialogun e kryeministrit Sali Berisha me mësuesit në Elbasan vendin
kryesor e zuri interesimi për të ardhmen e përmirësimit të cilësisë së
arsimit në vend.

Ketu u perfshi jo vetem premtimi per rindertimin brenda 2 viteve te ardhshme te rreth 500 shkollave te mbetura,  por edhe forma me e perparuar e mesimdhenies nepermjet komunikimit elektronik.

“Nuk eshte se nuk kemi mangesi dhe ato jane te shumta, por ne kemi bere nje rruge te shkelqyer se bashku. ne kemi ambicie te ngjitemi ne shkallen e cilesise, pasi pa dijen s’ka zhvillim. e ardhmja eshte Shqiperia e zhvilluar”, tha Berisha.

Premtimi tjeter i Kryeministrit Sali Berisha ishte vazhdimi i politikes per rritjen e pagave. Kreu i Qeverise tha se ky premtim do te mbahet ne 4 vitet e ardhshme, ashtu siç u mbajt premtimi per dyfishimin e pagave te mesuesve, kur partia demokratike erdhi ne pushtet ne vitin 2005.

“Pagat dhe pensionet do te rriten persa kohe shqiptaret te me votojne. dhe duhet ta dini se per rritjen e pagave nuk eshte marre asnje qindarke borxh, por eshte bere me te ardhurat nga taksat”, tha Berisha.
 
Kryeministri Berisha u tregua i hapur per te perfshire ne sistemin arsimor edhe edukimin e nxenesve ne luften kunder korrupsionit. Ai u kerkoi qytetareve te denoncojne zyrtaret e korruptuar per t’u bere pjese e perpjekjeve te Qeverise per nje administrate te paster, ne sherbim te qytetareve.

“Ne dy mandate kemi marre 9.2 miliarde dollare me shume te ardhura nga lufta kunder korrupsionit, edhe pse ulem taksat”, tha Berisha.

Top Channel